Flash News

E-TJERA

Vjen ndëshkimi i parë në Katar 2022, FIFA gjobit Gjermaninë

Vjen ndëshkimi i parë në Katar 2022, FIFA gjobit Gjermaninë

Gjermania është ekipi i parë që dënohet nga FIFA në Botërorin Katar 2022.

Në një deklaratë të lëshuar nga FIFA, siç raportojnë mediat e huaja, thuhet se ekipit gjerman i është vendosur një gjobë prej 10.000 franga zvicerane.

Shkak për gjobitjen u bë vendimi i trajnerit të ekipit gjerman Hansi Flick, i cili u paraqit i vetëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Spanjën. Flick refuzoi të merrte një lojtar në konferencë me argumentin se kërkonte që fokusi të ishte sfida ndaj spanjollëve.

Gjermania aktualisht renditet e fundit në Grupin E. Humbja përballë Japonisë e vendosi përballë një situatë të vështirë për të kapërcyer grupin.

Ndeshja e së dielës me Spanjën i dha vetëm një pikë duke i lënë hapur opsionet e kualifikimit.

Në sfidën e datës 1 dhjetor përballë Kosta Rikës, Gjermania duhet të rrëmbejë 3 pikë për të siguruar kalimin në fazën e 1/16.

Të fundit