Flash News

E-TJERA

Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri, do të quhet Alban

Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri, do

Në Spitalin e Lezhës ka ardhur në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri. Një 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë, ka sjellë në jetë të voglin.

Prindërit kanë menduar që fëmija të ketë një emër shqiptar ashtu sikurse edhe vendi ku erdhi në jetë. Alban, mendohet të jetë emri i djalit afgan.

Ndërkohë mjeku Nikoll Brozi i cili u kujdes për lindjen e 27-vjeçares shprehet se fëmija dhe nëna janë të dy në gjendje të mirë shëndetësore. Mësohet se në spital, kanë mbërritur edhe tre gra të tjera afgane, në pritje për të sjellë në jetë fëmijët e tyre.

Të fundit