Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Vjen në punë me shapka banjo.../ Ja pse e paditi prokurorja Zoto gruan që denoncoi anëtarin e KLP

Në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u trondit nga pamjet seksuale që anëtari i KLP-së, Olger Eminaj, ia dërgonte nga zyra dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar, në media rrodhën informacione se pikërisht gruaja që kishte denoncuar këtë skandal seksual në Drejtësinë Shqiptare, kishte kanosur, fyer apo përndjekur prokuroren e Tiranës, Rovena Zoto.
Në fakt Zoto, është prokurorja që ka marë të pandehur shtetasen R.M për akuzën e “Përndjekjes” së ish-bashkëshortit të saj. Gruaja R.M, ishte ankuar për prokuroren Rovena Zoto, tek KLP-ja e Olger Eminaj, i cili më pas kërkoi favore seksuale, lodra seksi dhe pranga për të zgjidhur çështjen.
Por teksa zhvillohej procesi gjyqësor në gjykatën e Tiranës, Rovena Zoto, ka pasur në sallën e gjyqit një debat me të pandehurën e saj, R.M. Debati në gjyq ka qënë në kushtet e normalitetit, ku të dyja palët e përfshira në gjykatë hodhën akuza të ndërsjellta në sallën e gjyqit, dukuri kjo që shihet shpesh në sallat gjyqësore në Shqipëri, ku të pandehurit u thonë ndonjë fjalë më tepër prokurorëve, edhe për çështje jashtë objektit të gjykimit.
E pandehura në këtë proces R.M, ka akuzuar prokuroren e çështjes së saj, Rovena Zoto, se kishte ardhur në seancë gjyqësore me shapka banjo dhe ishte përballë gjykatës pa pelerinën e zezë të prokurorit, e cila është detyruese për tu mbajtur në sallën e gjyqit nga prokurori, avokati dhe gjyqtari.
Ndër të tjera, e pandehura E.M, i ka përmendur prokurores emrin e babait të saj Viktor, i cili kishte ndëruar jetë dhe për pasojë prokurorja, thotë se ishte ndjerë e fyer dhe e turpëruar ndaj ishte paraqitur në ambjentet e komisariatit Nr.3 në Tiranë, duke bërë kallëzim penal, 1 ditë pas debatit në gjykatë.
Kallëzimi i prokurores Zoto, është bërë në 24 shtator 2024 përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, Lavdrim Moda, i cili ka trajtuar procedurialisht këtë çështje.
Pasi ka administruar dëshminë e Rovena Zotos, oficeri Moda ka çuar informacionin në prokurorinë e Tiranës, duke sugjeruar ndjekjen penale ndaj shtetases R.M, për akuzën “Fyerjes së gjyqtarit dhe prokurorit”.
Në dokumentat e siguruara nga gazetari Elton Qyno, rezulton se Rovena Zoto tregon detaje mbi konfliktin që ka pasur në sallën e gjyqit me R.M.
“...që në seancat paraprake që janë zhvilluar me gjyatere Marinela Osmani, e pandehura më ka akuzuar padrejtësisht se ngritja e akuzës ndaj saj është bërë e qëllimshme, për ti ardhur në ndihmë palës kallëzuese. Nuk i kam kushtuar rëndësi duke qënë se pretendime të tilla janë rutinë në punën tonë e për më tepër nuk qëndrojnë. Pasi çështja u dërgua për giykim pranë gjyqtare Marçela Shehu, ajo me format e saj intimiduese çoftë ndaj meje dhe gjykatës, me konkrëtisht sot më datën 23 shtator 2024 rreth orës 13:30 ndërkohë isha në seancë gjyqësore për këtë çështje dhe po pyetej dëshmitari Sejko Asllani, e pandehura ishte në sallë, ngrihet dhe më thotë që akuzën prokurorja e ka bërë në bashkëpunim me dëshmitarin dhe ndërkohë thekson faktin se unë jam e bija Viktorit në kushtet ku babai im ka ndërruar jetë u lëndova nga përmendja...”-ka treguar në dëshminë e saj prokurorja Rovena Zoto.
Më tej Rovena Zoto ka treguar në dëshminë e saj dhënë në polici se: “...e pandehura R.M, jo vetëm që nuk u ndalua por vijoj duke thënë fialë të tjera ndaj meje, se vij në punë me shapka banjo...”.
Sipas Zotos, përveç ditës së debatit në gjyq, kjo shtetase ka bërë shkrime në rrjetet sociale tek faqia e shkollës se magjistraturës ku thotë se unë jam arrogante dhe duke shpifur gjëra ndaj meje, gjëra që nuk ekzistojnë. “...me një letër drejtuar drejtuesit të prokurorisë kjo shtetase ka përdorur fjalë fyese dhe denigruese ndaj figurës time dhe njëkohesisht ka shpifur rrethana dhe fakte që nuk qëndrojnë, po kështu në këtë letër kjo shtetase jep detaje mbi prejardhjen time se vajza e kujt jam duke nënkuptuar se ka bërë kërkime rreth personit tim. Të gjitha këto janë forma intimidimi dhe kanosje, që unë të detyrohesha të heq dorë nga çështja e kësaj të pandehure. Duke qënë se sjellja e saj fyese, denigruese e kanosje është e përsëritur, më ka shkaktuar gjëndje ankthi dhe frike për vete dhe familjarët e mi...”-ka treguar prokurorja Rovena Zoto.
Si provë për këtë kallëzim Zoto, i ka dorëzuar oficerit të çështjes një kopje të letrës që R.M, ia kishte dërguar drejtuesit të prokurorisë. Njëherësh pas këtij kallëzimi penal të bërë nga prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto, ndaj shtetases R.M, policia ka shoqëruar dhe marë në pyetje të kallëzuarën.
Shtetësja R.M, ka deklaruar para oficerit të policisë se nuk e ka përndjekur, fyer apo kanosur prokuroren e saj, Rovena Zoto.
“...jo nuk e kam kërcënuar dhe as fyer prokuroren Rovena Zoto. Gjatë seancës gjyqësore, i kam kërkuar zonjës Gjyqtare të zbatojë kodin e etikës duke e pezulluar seancën pasi prokurorja Rovena Zoto ishte e pranishme në seancën gjyqësore, pa pelerine dhe me shapka banjo. Gjithashtu i kam kërkuar gjykatës që për këtë shkelje të kodit të etikës, ta veri në dijeni kryeprokurorin e Tiranës. Prokurores i jam drejtuar në shenjë respekti në emër atësi dhe mbiemer të plotë...”-ka treguar shtetësja R.M.
Sipas saj, nuk ka patur asnjë sharje, asnjë ofendin dhe asnjë kërcënim, për këtë gruaja R.M ka kërkuar të merret regjistrimi audio dhe vidio e seancës së datës 23 shtator 2024.
“...nuk i kam shkuar kurrë prokurores, as në zyrë as në shtëpi, as nuk e kam takuar kurrë atë. Perballjen ligiore me atë e bëj vetëm në seancë giyqësore në të cilën kam kërkuar të jetë me audio dhe vidio...”-ka treguar në polici gruaja që denoncoi skandalin seksual që tronditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë./ Elton Qyno, Syri TV
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46