Flash News

E-TJERA

Vjen zyrtarisht vjeshta, e enjtja sjell rënie të temperaturave; parashikimi i motit për këtë javë

Vjen zyrtarisht vjeshta, e enjtja sjell rënie të temperaturave;

Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka treguar se si do të jetë moti këtë javë, ndërsa paralajmëron hyrjen në stinën tipike të vjeshtës, ndryshe nga temperaturat e larta që na kanë shoqëruar deri më tani.

Sipas SHMU-së, java do të nisë me reshje shiu e hera herës me shtrëngata edhe pse orët me diell nuk do të mungojnë.

Ndërkohë në mesjavë parashikohet mot me alternime vranësirash e kthjellimesh por dhe me shi lokal.

SHMU bën me dije se e enjtja do të vijë me rënie të temperaturave veçanërisht atyre të mëngjesit, gjë e cila do të vijojë edhe të premten në mëngjes.

Ndërsa shpejtësia e erës do të jetë e ulët dhe mesatare. Valëzimi në bregdet do të jetë i forcës 3 dhe 4 ballë.

Të fundit