Flash News

E-TJERA

Vjosa del nga shtrati, përmbyten tre banesa

Vjosa del nga shtrati, përmbyten tre banesa

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati poshtë urës së Mifolit, në zonn e tregut të gjësë së gjallë.

Niveli i lumit ka arritur në 7.10 metra dhe për pasojë tre banesa pranë urës së Mifolit janë përmbytur.

Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri dhe ka njoftuar banorët e zonës, pasi sipas parashikimeve meteorologjike, në zonën e Përmetit dhe të Gjirokastrës, Memaliaj, pritet të ketë reshje të dendura shiu, të cilat mund të rrisin edhe më tej prurjet e Vjosës.

Të fundit