Flash News

E-TJERA

Vjosa del nga shtrati, uji përmbyt edhe një segment në autostradën Vlorë–Levan

Vjosa del nga shtrati, uji përmbyt edhe një segment në

Dalja nga shtrati e lumit Vjosa ka shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, pasi uji ka përmbytur edhe një pjesë të autostradës Vlorë–Levan, në zonën e njohur si Qarr. Si pasojë e rritjes së prurjeve, uji ka depërtuar në trupin e rrugës, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve.

Sipas informacioneve, në një segment prej rreth 500 metrash, në njërin krah të autostradës, prezenca e ujit e bën qarkullimin të ngadalshëm dhe të rrezikshëm, veçanërisht për mjetet e vogla. Drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të lëvizin me kujdes të shtuar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur bllokimin e plotë të aksit rrugor.

Të fundit