Flash News

E-TJERA

Vjosa 'fryhet' ndjeshëm pas reshjeve, foto që tregon rrezikun në rritje të përmbytjeve

Vjosa 'fryhet' ndjeshëm pas reshjeve, foto që tregon

Reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë rritje të konsiderueshme të nivelit të ujërave në disa prej lumenjve kryesorë.

Situata paraqitet e ndjeshme në Vjosë, ku prurjet e shumta kanë bërë që lumi të dalë nga shtrati në disa zona dhe të rrisë ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve në orët e ardhshme.

Pamjet ajrore mbi zonën e Novoselës pasqyrojnë qartë gjendjen alarmante: shtrati i Vjosës është zgjeruar dukshëm, ndërsa rrjedha e lumit paraqitet e furishme për shkak të volumit të madh të ujit.  

Të fundit