Flash News

E-TJERA

Vjosa Osmani apo Ramush Haradinaj? Kë zgjedh Paskal Milo për President të Kosovës

Vjosa Osmani apo Ramush Haradinaj? Kë zgjedh Paskal Milo për President

Ish ministri i jashtëm Paskal Milo në një intervistë për emisionin “PolitikOn” në RTV Ora me Alfred Lelën ka treguar se cilin nga emrat e përfolur si kandidatë për presidentin e Kosovës do të zgjidhte mes Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinajt.

I prerë, Milo ka zgjedhur Osmanin.

“Do të preferoja Vjosa Osmanin, është çështje preference“, ka thënë Milo pa shtuar asnjë koment.

Ndërkohë që për Behgjet Pacollin, Milo ka thënë se nuk ka një mendim të përcaktuar, por sipas tij është më i suksesshëm në biznes se sa në politikë.

Të fundit