Flash News

E-TJERA

Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti Meta

Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani mbrritur në Tiranë, ku është pritur në takim nga homologu Ilir Meta. E veshur me blu, teksa mbante një maskë të zezë, ku shfaqeshin dy flamujt, e Shqipërisë dhe Kosovës, Osmani është pritur në një ceremoni zyrtare nga Kreu i Shtetit.

Osmani e nisi vizitën në Shqipëri me një homazh të Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë. Ajo u shprej se nisja e vizitës me homazh te varri i heroit kombëtar është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor.

Vizita zyrtare e Presidentes së Kosovës në Tiranë do të zgjasë dy ditë, ku do të ketë edhe takime me liderët e tjerë politikë.

Në orën 17.00 Osmani dhe Meta do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti

Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Tiranë, pritet nga Presidenti

Të fundit