Flash News

E-TJERA

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Tiranë më 4 shtator

Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Tiranë më 4 shtator

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 4 shtator, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.  

Me ftesë të homologut Bajram Begaj, Osmani pritet të vijë në Tiranë në datat 4-5 shtator.

'Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të presë me ftesë të tij për një vizitë shtetërore në Tiranë Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani. Vizita do të zhvillohet në datat 4-5 shtator 2023. Për detajet e axhendës do të njoftoheni në vijim'- njofton Presidenca.

Të fundit