Flash News

E-TJERA

Vjosa Osmani zbardh takimin me Metën: Diskutuam idenë e rrezikshme për ndryshim kufijsh, besoj se mund të rikthehet në tavolinë

Vjosa Osmani zbardh takimin me Metën: Diskutuam idenë e rrezikshme

Presidentja në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani ka zbardhur takimin me homologun e saj në Shqipëri, Ilir Meta, gjatë vizitës së nisur në Tiranë. 

Në një konferencë të përbashkët me presidentin Meta, Osmani tha se mes tyre janë diskutuar disa çështje, për të cilat do vijohet edhe nesër në Tiranë, si ideja për ndryshimin e kufijve apo pasivizimi i adresave në Preshevë.

E para ka të bëjë me kërkesën tonë që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë deklaratën që do dënonte gjenocidin serb në Kosovë. Kuvendi ynë e ka miratuar këtë deklaratë ku flitet për krimet e kryera nga Serbia dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë, e presim që vendi i dytë që ta bëjë këtë pas Kosovës të jetë Shqipëria.

Së dyti, ishte për qëndrimin e prerë kundër idesë dhe aventurës së rrezikshme për ndryshim kufijsh, sado që mund të mendohet se është një ide e vdekur, por unë besoj që pas një kohe mund të rikthehet në tavolinë, ndaj është i domosdoshëm një zë i fuqishëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë që bashkërisht të kundërshtojmë këto ide që më shumë se destabilizojnë rajonin, janë një shpërblim me territor për një shtet si Serbia që ka kryer gjenocid.

Diskutuam edhe për krimin tjetër që po kryhet në Preshevë, pasivizimi i adresave, është një lloj spastrimi etnik i heshtur dhe kjo kërkon bashkëpunim më konkret në mënyrë që Serbia të ndërpresë këtë krim në raport me shqiptarët.

Diskutuam edhe për procesin integrues, për ne me rëndësi ka edhe integrimi në NATO dhe nga Shqipëria mund të mësojmë shumë”, u shpreh Osmani.

Të fundit