Flash News

E-TJERA

"Vjosa, Park Kombëtar", Meta thirrje autoriteteve të BE-së: Mbështeteni kauzën, thirrja buçet nga lumi

"Vjosa, Park Kombëtar", Meta thirrje autoriteteve të
Foto ilustruese

Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje që Vjosa të shpallet Park Kombëtar, ndërsa i ka inkurajuar të gjithë shqiptarët të solidarizohen me këtë kauzë.

Duke theksuar se Vjosa ka rëndësi mbarë europiane, Kreu i Shtetit iu ka kërkuar autoriteteve të larta të Bashkimit Europian të përkrahin fuqimisht këtë thirrje.

"Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë, por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës, në Bruksel, Berlin dhe Paris thirrjen që buçet nga lumi: Vjosa Park Kombëtar tani!"-shkruan Meta në Facebook.

Të fundit