Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Vjosa Park Kombëtar", organizatat mjedisore kërkojnë mbrojtjen e lumit edhe në anën greke

Disa organizata mjedisore greke në nivel kombëtar dhe vendor po mbështesin një fushatë për shtrirjen e kufijve të Parkut Kombëtar të Pindosit Verior drejt kufirit me Shqipërinë për të siguruar një mbrojtje ndërkufitare për lumin Vjosa. Vjosa buron nga vargmali i Pindos në Greqi dhe pasi përshkon 70 km në anë greke hyn në Shqipëri dhe pas 192 km derdhet në detin Adriatik. Me përjashtim të një dige në rrjedhën e sipërme në burimet e lumit, të quajtur 'Piges', lumi Vjosa rrjedh lirshëm për mbi 270 kilometra, duke valëzuar nëpër kanione mahnitëse në të dy anët e kufirit dhe duke gjarpëruar në rrugën drejt detit në territorin shqiptar.
Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe Njeriun në Greqi , organizata “”Pindos Environment” dhe organizata të tjera vendore greke janë fokusuar në zonën ndëkufitare Grammoz – Konicë – Pogon, me synimin përfundimtar bashkimin e zonës kombëtare të Pindosit Verior me Parkun Kombëtar të Vjosës, i saposhpallur nga qeveria shqiptare.
Sipas organizatave edhe në anë greke lumi Vjosa, në rreth 70 kilometrat e tij kërcënohet nga ndërtimi i afërt i dhjetëra hidrocentraleve të vegjël, të cilët, nëse zbatohen, do të minonin përpjekjet e më shumë se një dekade për të krijuar parkun e parë Kombëtar Ndërkufitar të lumit të egër në Evropë.
Organizatat mejdisore greke theksojnë faktin se Plani i ri Kombëtar grek i Energjisë dhe Klimës i nënshkruar në vitin 2019, parashikon një rritje prej 15% të kapacitetit të instaluar të hidrocentraleve deri në vitin 2030 dhe një nga fushat ku është shprehur interesi i madh për instalimin e hidrocentraleve është pellgu i lumit Vjosa. Ky pellg përbëhet nga një kompleks lumenjsh, degësh dhe përrenjsh që mbeten pothuajse të paprekur deri më sot.
Organizatat kanë paraqitur propozimet në konsultimin publik që pritet të përmbyllet ne fund të prillit duke kërkuar ndalimin të gjithë veprave hidroenergjitike në të gjithë pellgun e lumit Vjosa (duke përfshirë lumenjtë kryesorë, degët dhe përrenjtë).
“Nëse këto vepra materializohen,vlerësojnë organizatat, ato do ta transformojnë zonën në një zinxhir liqenesh artificiale, duke ndërprerë çdo rrjedhë natyrore të lumit dhe nëndegëve dhe duke penguar në këtë mënyrë proceset thelbësore ekologjike, duke ndikuar negativisht si në biodiversitetin ashtu edhe në jetën e komuniteteve”.
Ndërhyrja më e madhe në në burimet e Vjosës në anë greke u bë në fund të viteve 80-të me një dige të madhe hidroelektrike ku uji nga liqeni artificial devijohet në ujëmbledhësin e Arachthos, me ndikime në rrjedhën, hidromorfologjinë dhe ekosistemet e Vjosës
Në vitin 1989 Planet për "shfrytëzimin" e potencialit ujor të zonës përfshinin ndërtimin e një dige dhe një rezervuari uji në zemrën e Parkut Kombëtar të Pindosit Verior. Shoqata për Mbrojtjen e Natyrës Kontinentale e apeloi në Këshillin e Evropës dhe në 1990 në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe pas reagimeve të forta nga organizatat mjedisore dhe Komisioni Evropian i Mjedisit, i cili referoi Greqinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, projekti u rrëzua.
Por, çështja e digave në lumin Vjosa në anën greke rikthehet në plan të parë nga viti 2000 e në vazhdim.
Në vitin 2009, një plan iu dorëzua Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike dhe Punëve Publike për të devijuar sasi shtesë uji nga lumi drejt pellgjeve ujëmbledhëse fqinje dhe në veçanti liqenit , në qytetin e Janinës. Plani parashikonte gjithashtu ndërtimin e stacioneve hidroelektrike përgjatë kanalit të devijimit.
Njoftimi i planit shkaktoi një reagim nga komunitetet lokale dhe organizatat mjedisore dhe në vitin 2010 ministrja e atëhershme e Mjedisit e hodhi poshtë planin. Nismëtarët e projektit u tërhoqën duke marrë parasysh edhe vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për një çështje të ngjashme.
Megjithatë, lufta e organizatave mjedisore greke nuk u ndalua që nga momenti që projekti i devijimit të nje sasie te ujrave te Vjosës ne Liqenin e Janines u përfshi në Planin e parë të Menaxhimit të Baseneve Lumore të departamentit të ujërave të Epirit, në vitin 2013. Edhe Plani i Entit Rregullator grek të Energjisë përfshin tre projekte të mëdha hidroelektrike me krijimin e rezervuarëve në pellgun ujëmbledhës te Vjoses , si dhe 293 projekte të vogla hidroelektrike./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38