Flash News

E-TJERA

Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, ministri tregon si paraqitet situata nga moti i keq

Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, ministri tregon si paraqitet

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi doli në një deklaratë për mediat, ku foli për motin e keq që ka përfshirë vendin. Ai paralajëmëroi për daljen e lumenjve nga shtrati.

Peleshi tha se situate paraqitetet problematike në zonën e Nënshkodrës dhe në atë të lumit Vjosë për shkak të prurjeve.

“Situata është e qëndrueshme nuk paraqet vështirësi të madhe zona e Shkodrës ka prezencë uji në Lezhë ka prezencë uji në qytet. Parashikohet rritje prurjeve të lumenjve Drin, Bunë, Mat dhe Vjosë shtim përmbytje në Nënshkodrës dhe në afërsi të liqenit. Rrezik të shtuar për përmbytje edhe në lumin Vjosë.  

Jemi afër niveleve kritike por projeksionet nuk janë pesimiste sipas parashikimeve të reshjeve. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër do të ketë rrëshqitje të dherave, priten reshje intensive. Sasia e reshjeve në Fierzë ka qenë 25 mm prurje janë 2 mijë metër kub në sekondë”, u shpreh Peleshi.

Ai u bëri thirrje bashkive të marrin masa në ato zona ku paraqitet rrezik për përmbytje.

“Të keni të gatshëm kapacitet për evakuim e strehim, të jemi në kohë dhe në bashkëpunim me të gjitha strukturat. Të vijojë monitorimi i lumenjve dhe kanaleve për menaxhimin e situatës”, deklaroi Peleshi.

 

Të fundit