Flash News

E-TJERA

Vjosa u shpall Park Kombëtar, ambientalisti jep alarmin: Greqia i ka ndryshuar drejtimin lumit

Vjosa u shpall Park Kombëtar, ambientalisti jep alarmin: Greqia i ka

Ambientalisti i njohur Sazan Guri ka folur për vendimin e fundit ku lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar.

I ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania, ai ka renditur masat që duhet të merren në mënyrë që të mbrohet lumi i Vjosës.

Guri theksoi se një nga problemet më të mëdha që ka sot lumi , është fakti ai është devijuar prej kohësh dhe se nga rrjedha e Vjosës merret më shumë ujë se ç’ duhet për energji elektrike.

Vjosa u shpall Park Kombëtar, ambientalisti jep alarmin: Greqia i ka

Greqia merr 76% të lumit të Vjosës përjetësisht dhe i ndryshon drejtim. Në atë kohë ata thoshin që Shqipëria nuk ishte palë e Europës dhe duke qenë e tillë ne mund të marrim e të bëjmë ç’të duam me ujin. Kjo është gabim. Lumi është i patjetërsueshëm.

Ajo mund ta marri ujin për ta shfrytëzuar për Hece, por edhe ajo ka kriteret e veta se ne vetë marrim 98% të ujërave të lumit për energji, kur 33% duhet të merrnim për energji që një pjesë të kalonte për prodhim bujqësor ndërsa tjetra duhej lënë e paprekur, si prurje ekologjike.

Ne na marrin 76%. Unë nuk jam kundër që shteti grek të marrë për qëllime dobiprurëse lumin, por duhet ta kthejë ujin prapë në Vjosë. Kjo është e ndaluar ,me gjashtë konventa ndërkombëtare nuk lejohet që lumi të ndryshojë devijacion të përjetshëm”, – tha Sazan Guri.

Të fundit