Flash News

E-TJERA

VKM-ja për legalizimin e ndërtimeve pa leje/ Zheji: Rama ka nisur fushatën. Çfarë synon kjo strategji

VKM-ja për legalizimin e ndërtimeve pa leje/ Zheji: Rama ka nisur

Analisti Artur Zheji thotë se VKM-ja e qeverisë për të legalizuar ndërtimet pa leje është një strategji e kryeministrit për të vjelë shuma parash, që mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas tij, sondazhet nxjerrin se mbi 50% e qytetarëve kanë pakënaqësi ndaj qeverisë aktuale. Zheji tha për “Neës 24” se Edi Rama ka nisur fushtaën dhe dëshiron të duket si njeriu i popullit. Analisti shtoi se detyra e opozitës është që ta çmontojë këtë strategji.

“Është një lojë në kufijtë e kriminales. Kullat nuk janë kërpudha te baçja e komshiut, por janë disa monstra në qendër të qytetit. Syri i Tiranës është një gjë shumëkatëshe që rritet përditë dhe gjithmonë kanë ecur përpara me shpresën se do legalizohen në një moment. Askush nuk mund të bëjë alibinë që nuk i panë.

Doja që Rama të mbante fjalën dhe të thoshtë që katet pa leje do t’i kalojnë popullit. Kam frikë se mos është një nisjë për të vjelur para dhe me këtë gjobëvënie të mund të krijojë një depozitë financiare për zgjedhjet e ardhshme. Ka sondazhe që thonë se ka pakënaqësi mbi 50%, qeveria aktuale është në minorancë për pëlqueshmërinë e njerëzve.

Mendoj se Rama po përpilon një strategji të re, një Robin Hood që do tua marrë të pasurve dhe do tua japë të varfërve. Mirë e ka si strategji. Detyra e opozitës është që ta çmontojë këtë strategji. Rama ka hyrë në fushatë, ky është fillimi i fushatës. Merita e Ramës është e fillon fushatën para të gjithëve. Edhe Meta e filloi dje. Rama po kolaudon strategjinë për t’u dukur si njeriu i popullit”, deklaroi Zheji.

 

Të fundit