Flash News

E-TJERA

VKM për ndërtesat mbi 50 vjet, Goci: I lë terren 'skifterave', shteti të sqarojë pozicionin

VKM për ndërtesat mbi 50 vjet, Goci: I lë terren

Pedagogu Ervin Goci ka reaguar për VKM-në e qeverisë për ndërtesat mbi 50 vjet të cilat pritet të të vlerësohen dhe të shemben.

Goci shkruan në Facebook, se së pari VKM-ja në fjalë nuk duhej të ishte filluar si një fushatë që kërkon reagimin e menjëhershëm të opinionit publik. Së dyti, Goci thotë se qeveria duhet të sqarojë pozicionin e saj në këtë projektligj, nëse është financuesi, rregullatori apo thjesht një ‘sekser’.

"E para, une nuk kuptoj se pse duhet filluar si fushate, kur do mund te behet ne heshtje normale institucionale, apo administrative? Kjo ndodh vetem atehere kur ka nje qellim afatshkurter, dhe kur kerkohet qe opinioni publik te shkundet mire.

Pse psh, shkohet direkt te imediatja, te rreziku i menjehershem, te emergjenca, dhe nuk i plas kujt psh, se çfare po ndodh me vleren e ketyre pronave, sa po i perkedhel apo i demtojne lejet e pafundme te ndertimit perreth ketyre ndertesave 50-vjeçare, me pasoja direkt mbi vleren ekonomike te ketyre shtepiave, qe perveç lokacionit, nuk u ka mbet asgje tjeter sipas vleresimit te institucioneve?

Mjafton qe shteti te sqaroje rolin e vet, do te jete ai financuesi, do jete rregullatori i madh qe kerkon qe prona e shqiptareve mos te demtohet, apo do te jete thjesht nje sekser ne mes, ku terrenit te lire do t'i sulen skifteret dhe ku qytetari i thjeshte t'i duhet te dorezohet ndaj kafshimit te bajlozeve", shkruan Goci.

Goci shton se mbi të gjitha duhet parë se si po luhet me vlerën e këtyre pronave që qeveria planifikon t’i shembë dhe se beteja e vërtetë e Tiranës është pikërisht kjo VKM, e cila sipas tij, nxjerr haptazi abuzimin me pushtetin.

"Kur them qe per mua nje pjese e mire e fushates se Tiranes, ndoshta me thelbesorja mund te perqendrohet ketu, ndonjeri mendon se e kam per batute. Ne kete projekt-vendim, gjeni pabarazite shoqerore, abuzimin me pushtetin, qashter e kulluar fare te ardhmen e qytetit si e shohin skifteret. Mire eshte qe t'u shpjegohet qytetareve se çfare i pret, pastaj ata te vendosin nese duan te vrasin kriminalizimin e shtetit apo veten", shton Goci.

Të fundit