Flash News

E-TJERA

Vllaznia-Prishtina/ Kurti mesazh nga Shkodra: Sporti bashkon popullin

Vllaznia-Prishtina/ Kurti mesazh nga Shkodra: Sporti bashkon popullin

Një ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ka qenë prezent në ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Prishtinës që u zhvillua në Shkodër.

Në një prononcim për mediet, Kurti u shpreh se para politikës vendoset populli ndaj edhe politikanët duhet të ndjekin vullnetin e popullit.

“Sporti bashkon popullin! Padyshim që është kënaqësi të jem në Shkodër. Padyshim kjo që do shohim mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Prishtinës së Sigalit, është më pak se ndeshje sepse jemi bashkë, më shumë se lojë sepse jemi bashkë. Besoj që tek fushë e bashkimit tonë, populli është përpara politikës, ndaj ne politikanët le ta ndjekim vullnetin e qytetarëve tanë,” u shpreh Kurti.

Të pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ishin dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi si dhe kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi.

 

Të fundit