Flash News

E-TJERA

Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes

Një 57-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vlorë.

Sipas policisë, shtetasja me iniciale M. B., kishte kryer më herët një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”, njofton policia.

Të fundit