Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur, arrestohet 39-vjeçari

Vlorë/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve

Policia e Vlorës ka arrestuar një 39-vjeçar pasi akuzohej për dhunë në familje.

Shtetasi me inicialet R.Gj., ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në sy të fëmijëve të mitur, bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet 1 shtetas për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Nga Specialsitët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Gj., 39 vjeç banues në Vlorë, pasi në datën 31.10.2020, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në sy të fëmijëve të mitur, bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit