Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, aksidentohet 36-vjeçari, humb jetën 9-vjeçari

Vlorë/ Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, aksidentohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Palasë - Dhërmi.

Mjeti i drejtuar nga M. K., 36 vjeç, i cili ishte në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Për pasojë, a humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç.

Ndërkohë, ka mbetur i dëmtuar edhe pasagjeri tjetër E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftojnë blutë.

Të fundit