Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Dy policët lëviznin me makinë me xhama të zinj, autorët i qëlluan se u trembën për atentat

Vlorë/ Dy policët lëviznin me makinë me xhama të zinj,

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e mbrëmshme në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë, ku dy policët Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj u sulmuan me armë ndërsa lëviznin me një makinë private.

Mësohet se makina tip ‘Audi’ me të cilin po lëviznin policët, asokohe jashtë shërbimit, ishte me xhama të zinj.

Në një rrugicë në lagjen “Partizani”, ata janë përballur me ‘Volksëagen’ të cilën e kanë parakaluar, por ky moment nga autorët është menduar se iu bë prit dhe për pasojë kanë qëlluar në drejtim të tyre, pa e ditur se në makinë ndodheshin policë.  

Mësohet se mjeti ‘Volksëagen’ ka qenë me targa të rregullta dhe kjo ka ndihmuar grupin hetimor që të shkojë në gjurmët e autorëve, të cilët janë identifikuar.  

Deri tani, policia ka shoqëruar edhe 8 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.  

 

Të fundit