Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Fshehu pistoletën dhe 130 fishekë afër banesës, arrestohet 14-vjeçari

Vlorë/ Fshehu pistoletën dhe 130 fishekë afër banesës,

Një 14-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

I mituri kishte fshehur në një motor pranë banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë.

Ende nuk dihet se kush ka qenë personi i cili ia ka dhënë armën dhe fishekët të miturit, teksa autoritetet raportojnë se po punojnë  për ta identifikuar atë.

“Gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe pjesëtarë të stafeve pedagogjike të qarkut Vlorë kanë kontaktuar Policinë, duke ndarë shqetësime dhe informacione mbi aktivitetet dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, kryesisht të moshave 12 deri në 18 vjeç. Këto informacione kanë qenë të vlefshme dhe kanë ndihmuar në orientimin e veprimeve tona parandaluese.” – thuhej ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Policia nxit qytetarët dhe stafet pedagogjike të bashkëpunojnë dhe fton denoncimin e rasteve të paligjshmërisë me garancinë e anonimatit dhe reagimin e shpejtë.

Të fundit