Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Gjendet i mbytyr një 30-vjeçar në bregdet

Vlorë/ Gjendet i mbytyr një 30-vjeçar në bregdet

Një 30-vjeçar, ende i paidentifikuar, është gjetur i pajetë mesditën e sotme në bregun e detit në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, trupi i pajetë është gjetur afër Petroliferës, teksa dyshohet se 30-vjeçari është mbytur në det dhe uji e ka nxjerrë në breg.

"Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit