Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Gjendet i pajetë në kanal një 50 vjeçar

Vlorë/ Gjendet i pajetë në kanal një 50 vjeçar

Një 50 vjeçar me inicialet G.B., është gjendur i pajetë mëngjesin e kësaj të enjte në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë, 50 vjeçari është gjetur i pajetë në një kanal në lagjen “24 Maji”,në Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.

 “Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit