Flash News

E-TJERA

Vlorë, gjendet një pako e dyshimtë në rrugë, dyshohet për lëndë plasëse

Vlorë, gjendet një pako e dyshimtë në rrugë, dyshohet

Një pako e dyshimtë është gjetur në rrugë në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Pakoja e konstatuar fillimisht nga kalimtarët sipas policisë është e zezë dhe e mbështjellë me plasmas. Paraprakisht, dyshohet se në pako ka lëndë plasëse dhe ka rënë nga një makinë në ecje.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka nisur hetimet.

“Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë”, njofton policia paraprakisht.

 

Të fundit