Flash News

E-TJERA

Vlorë, gjendet një person i pajetë në makinë

Vlorë, gjendet një person i pajetë në makinë
Fotot ilustruese

Gjendet një person i pajetë brenda një makine në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se deri tani personi ende i paidentifikuar mund të ketë ndërruar jetë për shkak të infarktit.

Informacion paraprak nga policia 

Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit