Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Gjykata jep sot masat për 4 bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

Vlorë/ Gjykata jep sot masat për 4 bashkëpunëtorët e

Po zhvillohet mëngjesin e kësaj të enjte seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar në lidhje me rastin e Flodian Plakut, i cili u kap së fundmi në një hotel në Orikum.

Të arrestuarit janë Albano Lapshi, i cili dyshohet se i siguronte ushqim Plakut gjatë fshehjes, Armando Dano berber nga Shkodra, Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku, si dhe Julian Aliaj, i cili u gjet me armë zjarri dhe ka precedentë penalë për trafik droge.

Prokuroria i ka akuzuar ata për ndihmë në fshehjen e një personi në kërkim dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa pret vendimin e gjykatës për masën e sigurisë ndaj tyre.

Sakaq vetë Flodian Plaku u la në arrest në burg dy ditë më parë nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, më 15 Mars 2024, në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Të fundit