Flash News

E-TJERA

Vlorë/ I moshuari tenton të vetëdigjet me benzinë

Vlorë/ I moshuari tenton të vetëdigjet me benzinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në fshatin Dukat të Vlorës.

Një i moshuar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. 76 vjeçari është pikasur në kohë nga familjarët të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe kanë bërë të mundur transportimin e tij drejt spitalit të Tiranës, për mjekim të specializuar.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar të moshuarin drejt veprimit ekstrem, sakaq grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Të fundit