Flash News

E-TJERA

Vlorë, i riu plagos një studente me armë zjarri pranë Poliklinikës, arrestohet brenda disa minutash  

Vlorë, i riu plagos një studente me armë zjarri pranë
Foto nga vendi i ngjarjes

Plagoset me armë zjarri një vajzë në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, një i ri nga Shkodra ka qëlluar me pistoletë në këmbë një vajzë pas një debati mes tyre.

E reja është transportuar menjëherë në spital dhe fatmirësisht eshte jashtë rrezikut për jetën. Pak minuta pas ngjarjes, autori i Fadil Nikaj është vënë në pranga nga policia.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjja “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, studente në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit