Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Mbytet me ushqim fëmija 1 vjeç

Vlorë/ Mbytet me ushqim fëmija 1 vjeç

Një foshnje 1-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur nga ushqimi.

Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se ka referuar në prokurori rastin.

 “Dyshohet se në fshatin Llakatundë, Vlorë, një fëmijë 1-vjeçar është mbytur aksidentalisht me ushqim, në banesë”, njoftoi Policia.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin T. H., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ky Komisariat referoi në Prokurori për vlerësim 2 raste:

-pasi dyshohet se në fshatin Llakatundë, Vlorë, një fëmijë 1-vjeçar është mbytur aksidentalisht me ushqim, në banesë.

-pasi në fshatin Gjorm, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëvarur në një pemë, shtetasi R. A., 29 vjeç. 29-vjeçari u gjet nga familjarët e tij, me të cilët kishte humbur kontaktet prej disa orësh.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin B. G., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Delisuf-Dëllënjë”, duke drejtuar automjetin tip “Lancia”, aksidentoi shtetasin L. Gj., 79 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 79-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Po ky sektor arrestoi shtetasin V. D., 44 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit