Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Nëna hidhet me fëmijën nga lartësia e pallatit, ndërrojnë jetë të dy

Vlorë/ Nëna hidhet me fëmijën nga lartësia e pallatit,
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pak minuta më parë. Një 34-vjeçare është hedhur bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të pestë të një pallati.

Sipas informacionit të policisë, nëna së bashku me fëmijën kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen "Pavarësia 2", shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit