Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Një turist polak gjendet i pajetë në pishinën e hotelit

Vlorë/ Një turist polak gjendet i pajetë në pishinën e

Një turist polak ka ndërruar jetë në një hotel në Vlorë.

Ai është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në ambientet e pishinës së hotelit, ku po qëndronin.

Nga informacionet paraprake që qarkullojnë në media viktimë ka mbetur një 18-vjeçar.

Ky i fundit ka qenë duke notuar me prindërit. Për një moment prindërit kanë dalë të pinë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur të pajetë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe se cili ka qenë shkaku i vdekjes. Grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Të fundit