Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë zonën e Petrofilerës

Vlorë/ Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë
Foto Ilustruese

Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Petrofilerës në Vlorë. Bëhet me dije se trupi është konstatuar fillimisht nga peshkatarët mëngjesin e sotëm.

Policia bën me dije se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.

"Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

Të fundit