Flash News

E-TJERA

Vlorë, plagoset me armë zjarri një 29-vjeçar në Orikum

Vlorë, plagoset me armë zjarri një 29-vjeçar në

Plagoset me armë zjarri një person mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër një karburanti, ndërsa një 29-vjeçar është transportuar për në spital. 
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. 

Vlorë/Informacion paraprak


Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit