Flash News

E-TJERA

Vlorë, po notonte në afërsi të bregut në plazhin e Jonufrës, gomonia lëndon 7-vjeçarin

Vlorë, po notonte në afërsi të bregut në plazhin e

Një fëmijë është lënduar pasi është goditur nga një gomone teksa po notonte në afërsi të bregut pasditen e sotme në Vlorë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në plazhin e Jonufrës, ndërsa 7-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga policia.

“Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme”, sqaron paraprakisht policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit