E-TJERA

Vlorë/ Policia sekuestron 48 kg kanabis, në pranga 52-vjeçari

Vlorë/ Policia sekuestron 48 kg kanabis, në pranga 52-vjeçari

Policia e Vlorës dhe forcat “Shqiponja” kanë arrestuar një 52-vjeçar me inicialet H.K., si posedues dhe kultivues i lëndëve narkotike.

Gjatës operacionit të koduar “Kordinata” janë sekuestruar edhe 48 kg kanabis të cilën policia e ka gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 52-vjeçarit.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”.

Sekuestrohen 48 kg kanabis.

Vihet në pranga 52-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe autori i dyshuar i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kuç, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, si dhe kishte kultivuar bimë narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Koordinata”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

H. K., 52 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.

Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. K., në fshatin Kuç, Himarë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 48 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë evidentuan dhe asgjësuan disa bimë narkotike të cilat dyshohet se i ka kultivuar ky shtetas.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ditari politik

Të fundit