Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Vodhën 3 banesa dhe një automjet, arrestohet 31-vjeçari, dy të tjerë në kërkim

Vlorë/ Vodhën 3 banesa dhe një automjet, arrestohet

Një person është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Vlorë, pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje në tri banesa dhe një automjet. Vjedhjet janë regjistruar në fshatin Fitore, Novoselë, më 17 mars 2025.

Sipas hetimeve, autorët e dyshuar kanë vjedhur dy banesa të shtetasve që jetojnë jashtë vendit dhe një banesë tjetër, ku kanë marrë një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga policia.

Në kuadër të hetimeve, njëri prej autorëve, E. B., 31 vjeç, është arrestuar, ndërsa G. S., 28 vjeç dhe M. Z., 30 vjeç, janë shpallur në kërkim. Policia po vijon hetimet për raste të tjera ku këta shtetas mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme hetimore.

Të fundit