Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
VOA: Dy vendime të KLGJ-së rrezikojnë t’u ofrojnë gjyqtarëve mburojë përballë ILD-së

Dy vendime të njëpasnjëshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) rrezikojnë të kthehen në një mburojë për gjyqtarët përballë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Si për rastin e një gjyqtareje të Apelit të Tiranës, për të cilën ishte kërkuar shkarkimi, ashtu dhe më pas për dy gjyqtarë të Apelit të Vlorës, për të cilët ishte kërkuar masë disiplinore, KLGJ-ja ka vendosur pezullimin e procedimit disiplinor, me arsyetimin se duhej pritur vendimi i formës së prerë nga organet e Vettingut. Pezullimi i një procedimi disiplinor të kërkuar nga Inspektorati parashikohet në ligjin për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili në asnjë rast nuk e njeh Vettingun si shkak. Ndonëse në një përgjigje për Zërin e Amerikës, Këshilli I Lartë gjyqësor, jep një tjetër interpretim.
Në 30 prill të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës Evjeni Sinoimeri, për shkak se ajo nuk justifikonte dot burimin e pasurive të saj. Paralelisht, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kishte nisur procedimin ndaj saj, duke i kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, po shkarkimin e saj, për këtë herë nga radhët e magjistratëve, duke qenë se gjyqtarja kishte më shumë se 1 vit që nuk paraqitej në punë, pasi kishte konsumuar një leje dyvjeçare të marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Zonja Sinoimeri, vijon të ketë statusin e magjistratit dhe të përfitojë 70 përqind të pagës, deri kur të shprehet Kolegjit i Posaçëm i Apelimit (KPA).
Por në 11 tetor, kërkesa e ILD-së ndaj gjyqtares u pezullua nga KLGJ-ja “deri në marrjen formë të prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.
Dy javë më pas, më 25 tetor, i njëjti argument përdoret sërish nga KLGJ, këtë herë për dy gjyqtarë të tjerë të Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka. Për ta Inspektorati kishte kërkuar uljen e pagës për një vit, si masë disiplinore lidhur me një vendim për rishikim mase sigurie në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale.
Gjyqtari Petrit Aliaj është shkarkuar ndërkohë nga KPK-ja për mosjustifikim të pasurisë dhe është në pritje të vendimit të KPA. Ndërsa gjyqtari Troka, është në pritje të vlerësimit nga KPK-ja.
Për të dy sërish KLGJ përdori të njejtin metër. Madje e shtriu dhe më tej. Nëse gjykatësi Aliaj ishte rast i njejtë me atë të zonjës Sinoimeri, sa i takon raportit me procesin e rivlerësimit, për gjyqtarin Troka, ndonëse nuk ka ende asnjë vendim as të KPK-së, relatori i çështjes Maksim Qoku, tha gjatë seancës, se “vendimi që është marrë në shqyrtim për realizimin e këtij procedimi disiplinor, është pjesë e objektit të KPK, kështu që do të ishte e parakohshme një vendimmarrje për masë disiplinore”.
Madje sipas tij, duke qenë se procedimi ndaj tyre ishte për të njejtin rast, ndarja e vendimmarrjes “atëherë do të conte në një paragjykim të cështjes, nëse do të gjykoheshin të ndarë e do të paragjykohej dhe vendimmarrja”.
Pezullimi i një procedimi disiplinor parashikohet nga ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në dy nene të tij, neni 126 dhe 145. Neni 126 saktëson se : “Inspektori i Lartë i Drejtësisë vendos pezullimin e hetimit disiplinor kur është duke u zhvilluar hetim penal ose një proces gjyqësor penal, administrativ ose civil: a) në të cilat, njëra nga palët është magjistrati” dhe kur “b) shkelja e dyshuar lidhet me të njëjtat fakte, për të cilat do të merret vendimi”.
Neni 145 i cili flet për pezullimin nga ana e Këshillit, si atij Gjyqësor ashtu dhe atij të Prokurorisë, i referohet të njëjtave raste të parashikuara në nenin 126.
Në asnjë rast, përfshirja e një gjyqtari, apo dhe prokurori, në procesin e rivlerësimit, nuk parashikohet si shkak për ndërprerjen e procedimit disiplinor.
Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, për vendimin e fundit ndaj dy gjyqtarëve të Apelit të Vlorës, KLGJ i bën një interpretim nenin 126, ndonëse ai është taksativ në përcaktimin e kushteve për pezullim. KLGJ shpjegon gjithashtu se “vendimmarrja është bazuar dhe në nenin 66 të Kodit të Procedurave administrative”, nen i cili ngjashëm, parashikon pezullimin nga një organ publik, të një çështjeje për zgjidhjen e së cilës është kompetente një gjykatë ose një organ tjetër. Në këtë mënyrë, KLGJ i njeh procesit të rivlerësimit një superioritet të debatueshëm ndaj vetvetes apo dhe ILD-së, ndonëse të dyja janë organe kushtetuese.
Nga ana tjetër rrezja e veprimit të vettingut është shumë herë më e gjerë, ndërkohë që KLGJ dhe ILD, veprojnë mbi raste konkrete, të cilat jo detyrimisht përfshihen në rivlerësim. Vetë KLGJ në përgjigjen e saj pranon se për zotin Aliaj, “shkelja e dyshuar nuk lidhet me faktet objekt i procesit të rivlerësimit ndaj tij”, e megjithatë preferon të presë përfundimin e këtij procesi. Ndërkohë që në rastin e gjyqtares Sinoimeri, vetë KPK, në vendimin e tij ka vlerësuar se “shkelja disiplinore lidhur me etikën…, është kompetence vlerësimi e KLGJ-së”, duke qenë se periudha kur ka ndodhur është tej asaj që përfshihet në rivlerësim.
Nga ana e saj, ILD-ja, në përgjigjen ndaj Zërit të Amerikës, u shpreh se Inspektori i Lartë Artur Metani “nuk mund të bëjë komente apo deklarata jashtë procesit në lidhje me çështje të cilat janë në trajtim”, se “ai është në pritje të vendimit të arsyetur” dhe se “qëndrimin e tij e ka shprehur në seancë”, gjatë së cilës, zoti Metani e ka kundërshtuar propozimin e relatorit, duke u shprehur se ashtu si dhe në rastin e zonjës Sinoimeri “i qëndroj mendimit, që KLGJ e ka mundësinë ligjore për të vazhduar procedimin në fazat e mëtejshme”.
Vendimet e fundit të KLGJ rrezikojnë të krijojnë një precedent problematik, duke ngritur një barrierë mbrojtëse, për gjyqtarët të cilët mund të jenë subjekt procedimesh të ndryshme nga ILD-ja. Vetë KLGJ, rastin e gjyqtares Sinoimeri, e përdori dy javë më pas për dy gjyqtarët e tjerë. Anëtarja Brikena Ukperaj, e përmendi pikërisht me termin precedent, kur doli në mbrojtje të qëndrimit të relatorit. Një precedent nga i cili mund të përfitojnë të gjitha ata, mes gjysmës së gjykatësve që ende nuk kanë mbyllur hesapet me Vettingun, por që do të gjenin kështu një mburojë ndaj shkeljeve të mundshme. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38