Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
VOA: Fuqia punëtore në largim, shqetësim për ekonominë. Në 7 vite ikën 260 mijë shqiptarë

Në Shqipëri ka një shqetësim të vazhdueshëm për largimin e fuqisë punëtore nga vendi. Rreth 1.2% e popullisisë është larguar çdo vit kohët e fundit dhe ekspertët shprehin shqetësim, pasi 80% e tyre janë të moshës më aktive për punë 15-44 vjeç. Ata thonë se qeveria duhet të nxisë politika në sektorë të rëndësishëm si bujqësisa dhe turizimi që po vuajnë krizën e fuqisë punëtore. Autoritetet nënvizojnë se kanë hartuar disa nisma, si ajo për garancinë rinore dhe për të nxitjen e punësimit me qëllim për të frenuar, kryesisht ikjen e rinjve nga vendi.
Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për rënien e fuqisë punëtore, thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë ku më të prekurit sipas ekspertëve janë turizmi, bujqësia dhe shërbimet. Kërkesat për punë janë më të ulëta se ofertat në treg, gjë që konfirmohet edhe nga autoritetet. Në zyrat e punës në 6 muajt e parë të këtij viti ishin të regjistrura 13 mijë kërkesa për punë nga 20 mijë vende të lira, ndërsa u ndërmjetësuan 12 mijë. Ekspertët mendojnë se edhe tre krizat e njëpasnjëshme tërmeti, pandemia e Covid-19 dhe agresioni rus në Ukranië, kanë patur ndikimin e tyre.
“Ndoshta brezi i ri, që është gjëja më kryesore, po tenton të largohet për të kompensuar, pjesën e munguar ekonomike të këtyre dy viteve. Dy vite nuk janë pak të mos marrësh një rrogë çdo muaj. Ndoshta njerëzit tani po tentojnë rrugët më të shpejta që japin të ardhura më të shpejta, më të mëdha, në një kohë më të shkurtër, për të kompensuar këto dy vite. Boshllëku ekonomik që patëm të gjithë, ky mund të jetë një faktor, që ne kemi largime jashtë shtetit sidomos të rinisë.”- tha për Zërin e Amerikës Kliton Gërxhani, Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve
Sipas të dhënave të INSTAT në 7 vitet e fundit janë larguar nga vendi mesatarisht rreth 37 mijë qytetarë cdo vit, ose 1.2 % e popullsisë dhe shqetësim, sipas ekspertëve, mbetet fakti se rreth 80% e tyre janë të grupmoshës më aktive për punë, 15-44 vjeç. Një studente e degës së Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës, thotë për Zërin e Amerikës se do ketë mjaft vështirësi në punësim, për shkak të kuotave të larta të studentëve, në raport me vendet e punës. Ajo tregon ndjesitë personale kur kthehet në qytetin e saj të lindjes gjatë verës, për shkak të braktisjes së tij nga të rinjtë.
“Kur u ktheva në qytetin tim në Burrel ,ishte për të ardhur keq se si qyteti ishte boshatisur nga djemtë e rinj. Kishte vetëm të moshuar. Nisur nga rasti im familjar, tek vendi ku unë banoj, ka patur mbi 20 djem dhe asnjëri prej tyre nuk janë sot këtu, kanë ikur në emigracion”- i tha Zërit të Amerikës Desada Xhetani, studente në degën Gjuhë -Letërsi në Universitetin e Tiranës.
Një tjetër student i tregon Zërit të Amerikës pengesat që hasin të sapodiplomuarit në tregun e punës.
“Nuk kanë pagesa shumë të larta për të përballuar jetesën. Atyre do t’u duhet të bëjnë ose dy punë ose një punë jashtë proflit të tyre që ka një pagë më të lartë. Dhe për t’u rritur në karrierë dhe për të marrë një pagë më të lartë, atyre do t’u duhet të kalojnë shumë vite që të arrijnë një pagë për të përballuar shpenzimet e tyre minimale jetike”- u shpreh Jurgen Spaho, student në degën informatikë e aplikuar, Universiteti Marin Barleti.
Autoritetet thonë se po bëhen disa përpjekje për të mbajtur rininë në vend. Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë veçon për Zërin e Amerikës nismën e garancisë rinore, që mendohet të aplikohet vitin e ardhshëm si dhe programin e nxitjes së punësimit.
“Kjo është një nismë e veçantë, e cila i është dedikuar krejtësisht të rinjve, pra grupmoshës 16-29 vjeç që janë regjistruar si të papunë. Këtyre të rinjve brenda një periudhe kohore prej 4 muajsh pas regjistrimit në zyrat e punës si punëkërkues, do t’u behet një ofertë konkrete, një program nxitjeje, një program trajnimi apo formimi në vendin e punës. Do të doja të veçoja dhe programin e punësimit i cili është një mbështetje buxhetore, që i ofrehet gjithë punëkërkuesve por edhe punëdhënësve. Janë 12 paga për një periudhë një vjeçare për punëkërkuesin, i cili atashohet pranë një biznesi”- tha për Zërin e Amerikës Olta Manjani, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Numri i papunësisë në vend sipas INSTAT, është 11. 5%, me një rënie me 2.2% krahasuar me 5 vite më parë, por ekspertët thonë se situata e parë në një këndvështrim më të thellë, në mjaft sektorë, paraqitet e rëndë. Rexhep Uka, njohës i vjetër i sëktorit të bujqësisë, ka ndërtuar një njësi agroturizëmi në periferi të kryeqytetit. Ai shprehet për Zërin e Amerikës se bujqësia ka nevojë për një reformë të thellë strukturore. Njerëzit zgjedhin të punojnë në bujqësi në vendet fqinje- thotë ai, ku të ardhurat janë disa herë më të larta.
“Nuk ka problem më të vështirë sot, se të gjesh forca pune. Është një problem, që mund të çojë deri në faliment. Deri tani mund të kemi ndërruar mbi 20 herë stafin, mendo pastaj se çfarë nënkupton përgatitja kualifikimi i tyre. Agroturizmi është një burim i madh të ardhurash dhe bujqësia shqiptare përgatitet jo vetëm për 2 milionë e 3 milionë turistë, por edhe 5 e 10 milionë. Por kjo do një përgatitje, nivel shkollimi, trajnimi dhe kualifikim. Kërkon shkolla profesionale, të cilat mungojnë për mendimin tim. Mund të bëj krahasimin me Fultz-in. Ka një shkollë bujqësore që t’i ngjajë Fultz-it? Ka një shkollë bujqësore që t’i ngjajë Golemit, Delvinës, shkollës së mesme të Korcës? Jo, nuk ka”- u shpreh Rexhep Uka, ekspert në fushën e bujqësisë dhe agroturizmit.
Zyrtarët janë të vetëdijshëm për problematikat në sektorin bujqësor dhe thonë se kërkesat për kualifikim në shkollat profesionale në këtë fushë janë të ulëta.
“Në këtë sektor ka disa probleme i pari është gjithë proçesi i urbanizimit, fakti që bujqësia nuk është një sektor ku do të donin të investoheshin të rinjtë, problemet e informalitetit apo probleme të tjera që lidhen me trajnimin apo formimin e forcës punëtore në këtë sektor. Në këtë kuadër do të doja të përmendja, që janë rreth 35 shkolla profesinale në Shqipëri dhe 10 qendra publike të formimit profesional, të cilat në pjesën më të madhe të tyre, ndër sektorët e tjerë që mbulojnë me kurse apo me kurikula të arsimit dhe formimit profesional është dhe sektori i bujqësisë”- vijon Olta Manjani, Zv. Ministre e financave dhe ekonomisë.
Ekspertë të tregut të punës mendojnë se ka ardhur koha për një qasje të re të sipërmarrësve në kuadrin e trajtimit të fuqisë punëtore duke nisur nga krijimi i kushteve të punës, infrastruktura e nevojshme, motivimi i punonjësve, vlerësimi mbi bazën e rezultatit në punë dhe jo mbi orët e punës, promovimi i brendshëm në karierë etj.
“Nëpërmjet pakënaqësive të krijuara shumë punonjës e shumëfishojnë imazhin negativ të funksionimit të brendshëm në kompani dhe institucione. Ata ndërtojnë një steriotip të asaj çfarë pasqyron sot tregu i punës për sa i përket të qenit atraktiv për punonjësit vendas dhe mundësimit dhe kultivimit të pretendimeve dhe pritshmërive që ata kanë për tu zhvilluar profesionalisht”- u shpreh për Zërin e Amerikës Erion Muça, ekspert për tregun e punës.
Kriza e mungesës së fuqisë punëtore në vende si Shqipëria ku mekanizmat për minimizimin e saj janë të dobëta, bëhet edhe më e madhe. Shqipëria prej vitesh është prekur edhe nga tkurrja e popullsisë. Në 7 vitet e fundit numri i popullsisë është ulur me afro 70 mijë, ose 2.4% e popullsisë. Përvec emigracionit shkak është bërë dhe rënia e lindjeve, rreth 7 mijë më pak se 10 vjet më parë. Nëse nuk merren masa për të frenuar tkurrjen, të gjithë këta faktorë të kombinuar me njëri tjetrin, sipas ekspertëve, do ta vënë në vështirësi të mëdha tregun e punës në Shqipëri. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38