Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
VOA: Gazetarët në Shqipëri punojnë në terren të vështirë, shpesh janë të pambrojtur

Në Shqipëri gazetarët po punojnë gjithnjë e më shumë në një terren të pasigurt. Shoqatat që mbrojnë lirinë e medias raportojnë raste në rritje të sulmeve, kërcënimeve dhe presioneve ndaj tyre. Shqetësim për gazetarët mbetet pandëshkueshmëria e autorëve të këtyre sulmeve. Por në mjaft raste, përveç politikës ata ndihen të kërcënuar edhe nga grupime të tjera përfshirë biznesin dhe krimin e organizuar. Zëri i Amerikës bisedoi më disa gazetarë, që janë cënuar gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Ata shprehin shqetësim se janë shtuar edhe sulmet digjitale, si dhe ato që quhen padi SLAPP, që synojnë t’i frikësojnë gazetarët me shpresën se ata do tërhiqen.
Organizatat që monitorojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtat e gazetarëve dhe përfaqësues të këtij komuniteti në Shqipëri raportojnë se gjatë viteve të fundit klima e sigurisë së gazetarëve është përkeqësuar. Ata kanë qenë shënjestër e sulmeve fizike, verbale dhe intimiduese nga forcat e rendit, bota e politikës, biznesit dhe krimit të organizuar. Së fundi një prej rasteve të rënda ishte sulmi me armë ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel, në kryeqytet. Dhuna ndaj gazetarëve është e shtrirë, sipas raportuesve të lirisë së shtypit, edhe në mediat lokale. Elvis Hila nga qyteti i Lezhës, i cili u sulmua fizikisht gjatë raportimit të një lajmi mbi dënimin nga gjykata të një personi për falsikim të dokumentave, tha për Zërin e Amerikës se në qytete të vogla gazetarët ndihen edhe më të rrezikuar.
“ Është shumë e vështirë që të raportosh ngjarje të ndryshme, por dhe situata që kanë lidhje me shtetin pasi përballemi me presione dhe shtantazhe të vazhdueshme”- u shpreh Elvis Hila, gazetar i Report TV.
Rrjeti i gazetarëve të sigurt në Shqipëri i tha Zërit të Amerikës, se janë shtuar burimet e kërcënimeve dhe të sulmeve ndaj gazetarëve. Ato vijnë dhe nga drejtues të biznesve apo punonjësve të tyre në rastet, kur gazetarët investigojnë shkeljet e ligjit, siç ishte ai i kërcënimit me armë të grupit të xhirimit të emisionit Fiks Fare.
Pak kohë më parë u dhunua dhe u pengua të kryejë detyrën nga i afërmi i një notereje në qytetin e Fierit edhe grupi i xhirimit të emisionit investigativ “Stop”. Por me zhvillimet e teknologjisë digjitale gazetarët po hasin gjithnjë e më shpesh një formë të re dhune, atë në rrjetet sociale.
“Gazetarët si individë por dhe organizatat mediatike jo të gjitha janë të përgatitura për t’u përballur me sulmet kibernetike, ose me sulme të tjera të dhunës on line. Në këto raste ne kemi vënë re që ka patur më shumë sulme ndaj gazetareve gra ose gazetareve të reja”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Blerjana Bino, përfaqësuese e Rrjetit të Gazetarëve të sigurt në Shqipëri”-
Një prej gazetareve gra, Anila Hoxha e cila gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, u dhunua bashkë me një koleg kameraman, nga një punonjës policie, thotë se ajo që përjetoi me pas në rrjetet e saj sociale ishte edhe më e rëndë.
“ Nga ajo që unë konstatova në atë kohë, gjatë diteve në vazhdim, ishin sulmet në rrjetet e mia sociale. Ishin të orientuara, me adresa false, të organizuara, kërcënuese, shantazhuese dhe të paperceptueshme”- tha për Zërin e Amerikës, Anila Hoxha, gazetare e Top Channel.
Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nënvizon shqetësimin mbi sulmet digjitale ndaj gazetarëve.
“Vetëm për 3 mujorin e parë të këtij viti ne kemi mbi 25 ankesa për kërcënime on line, në rrjetet sociale të gazetarëve, dhe në adresa email-i. Diçka e tillë nuk ka ndodhur më parë. Dhe shumica e këtyre rasteve kanë të bëjnë me persona anonimë, të cilët përdoren për të shantazhuar dhe kërcënuar verbalisht gazetarët”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Gazetarja Klodiana Lala është kërcënuar në disa raste. Ngjarja e sulmit me armë ndaj shtëpisë së prindërve të saj është ende në hetim. Ajo nënvizon se sot janë shtuar sulmet on line dhe kërcënimet anonime, pre e të cilave ka qenë dhe ajo. Këto sulme janë të vështira për t’u zbuluar, thotë Zonja Lala për Zërin e Amerikës.
“ Është mjaft e vështirë t’ua provosh institucioneve. Për institucionet përbën rast për t’u hetuar vetëm në momentin kur ka pasoja të rënda apo lëndime. Në rastet e tjera ata thonë- po ku është prova që ju jeni intimiduar apo kërcënuar” – tha për Zërin e Amerikës Klodiana Lala, gazetare e Televizionit News 24.
Që prej 1 janarit 2022 dhe deri në prill të këtij viti Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri ka regjistruar 11 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve. Policia i tha Zërit të Amerikës se ka proçeduar 10 dhe 7 prej tyre janë referuar në prokurori.
Në 3 raste gazetarët janë cënuar nga vetë punonjësit e policisë, ndërsa autoritetet thonë se ndaj tyre janë marrë masa sipas ligjit. Në organet hetimore aktualisht janë në hetim vetëm 5 raste të kallëzuara, për këtë periudhë.
Gazetarja Anila Hoxha thotë se prokuroria i dërgoi gjykatës kërkesë për pushimin e çështjes ndaj efektivit të policisë që e dhunoi atë dhe kolegun e saj gjatë mbulimit të një ngjarje kriminale, dhe tregon arsyen përse nuk e apeloi këtë vendim.
“Nuk e apelova. Ndikimi që pati sulmi digjital ishte i vështirë për mua”, thotë ajo.
Edhe Alfred Lela, gjatë protestës për shembjen e godinës së teatrit kombëtar, në atë kohë drejtues i portalit politiko.al, u dhunua nga policia. Edhe kjo çështje është pezulluar nga prokuroria në maj të vitit të shkuar. Ndonëse prokuroria bën me dije, se ai është njoftuar për këtë vendim, zoti Lela thotë se nuk ka marrë dijeni.
“Kjo e tregon gjithë historinë. Pra, se si ne ndihemi dyfish të pambrojtur, si nga instanca e parë policia, ashtu dhe nga prokuroria përmes zvarritjes në kanalet e turbullta dhe të panumërta të saj”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Alfred Lela, drejtues i portalit “Politiko.al”.
Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve shprehin shqetësim për pandëshkueshmërinë e autorëve të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ato thotë se kjo i pengon gazetarët të denoncojnë rastet e dhunës ndaj tyre.
“Pandëshkueshmëria jep sinjale, se duke sulmuar gazetarët nuk të ndodh asgjë. Kjo duhet të marrë fund. Policia, prokuroria dhe gjykata duhet të kenë vëmendje të shtuar ndaj sulmeve dhe kërcënimeve të gazetarëve”- tha për Zërin e Amerikës, Valbona Sulçe, Rrjeti i Grave në Media.
Një prej formave të kërcënmit të gazetarëve janë edhe paditë që ngrihen ndaj tyre në Gjykatë. Besar Likmeta dhe Aleksandra Bogdani të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, thonë se janë paditur nga biznesmeni Mirel Mërtiri dy vjet më parë, pas një shkrimi investigativ për aferën e inceneratorëve, për të cilën kishte interes publik.
Gazetarët Likmeta dhe Bogdani e kanë fituar çështjen në gjykatën e shkallës së parë. Këto padi të njohura si “SLAPP” synojnë të shkaktojnë frikë dhe heshtje tek gazetarët.
“Është konsideruar i tillë nga organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve, pra si shembull i padive SLAPP, që synonojnë të detyrojnë gazetarët të tërhiqen. Por fakti qëndron se një çështje e tillë ka një kosto për gazetarët. Do përballesh për një kohë të gjatë në gjykatë. Çështjet zgjasin. Edhe përse ti mund të kesh faktuar me prova dhe fakte shkrimin, kjo nuk i ndalon biznesmenët që paguhen me para publike, t’i përdorin këto para publike për të intimiduar gazetarët”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN.
Komuniteti i gazetarëve veçon me shqetësim se gjuha e urrejtjes së politikaneve, fyerjet dhe përçmimi e nxisin edhe më tej dhunën ndaj gazetarëve dhe synojnë t’i deligjitimojnë ata. Kjo gjuhë, sipas tyre, është ndeshur dhe tek zyrtarë të lartë. Kryeministri Edi Rama, në disa raste ka refuzuar t’u japë përgjigje pyetjeve të gazetarëve dhe i ka ndaluar ata në vazhdim të ndjekin takimet e tij me median, si në rastin e gazetarit Klevin Muka.
“Doja të evidentoja konfliktin e interesit në rastin e pyetjes drejtuar ministres Olta Xhaçka, dhe arrita ta bëj. Koncepti i kryeministrit për atë që ai e quan riedukim eshte “ose je i lirë në linjën që të lejohet, pra që nuk je i lirë, ose s’ke më punë këtu”. Me mua ndodhi kjo e dyta”- tha për Zërin Amerikës Klevin Muka, gazetar i Panorama TV.
Të ekspozuar përballë presioneve, kërcënimeve dhe sulmeve gazetarët në Shqipëri punojnë në një terren të vështirë dhe në shumicën e rasteve janë krejt të pambrojtur, si nga mediat ku ata punojnë ashtu dhe nga autoritetet ligjzbatuese. Shqetësimi mbi sigurinë fizike, shantazhet dhe presionet ndaj tyre u nënvizua edhe në raportin e fundit të DASH. Sot gazetarët dhe liria e shprehjes, sipas studiuesve, janë të cënuara nga disa drejtime, dhe jo vetëm nga politika.
Ata thonë se në Shqipëri ka liri shtypi, por jo shtyp të pavarur. Në mjaft raste gazetarët çensurohen nga vetë pronarët që përmes medias mbrojnë interesat e bizneseve të tyre, vetëçensurohen apo kërcënohen e sulmohen nga bota e biznesit dhe krimi i organizuar. Këto rrethana i vendosin ata në pozita të pafavorshme për të ushtruar të lirë dhe të pavarur profesionin e tyre. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38