Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Udhëheqësit e Bashkimit evropian do të takohen gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar edhe një herë mbi aspiratat e ngecura të vendeve të Ballkanit për t'u anëtarësuar në bllok.
Por rezultatet e disa studimeve të fundit, që trajtojnë shkallën e pastrimit të parave në rajon, nuk kanë gjasa ta bindin Francën dhe Hollandën, që së bashku me disa vende të tjera anëtare duan të vonojnë zgjerimin e BE-së, thonë zyrtarët.
Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë vende kandidate të BE-së. Ato kanë shprehur zhgënjim lidhur me bllokimin e aplikimeve të tyre për anëtarësim. Por kundërshtarët e zgjerimit të BE-së po përdorin një studim që sugjeron se tregu i pasurive të patundshme në Ballkanin Perëndimor po përdoret për të pastruar paratë nga trafiku i drogës dhe trafikut të migrantëve, duke rritur çmimet e pronave në rajon.
Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, një organizatë joqeveritare ndërkombëtare me seli në Gjenevë, thotë se para të pista po pompohen në tregjet e pasurive të patundshme dhe industrinë e ndërtimit në Ballkanin Perëndimor.
"Paratë e pista që po fitohen dhe pastrohen në rajon po përforcojnë një ekosistem të krimit dhe korrupsionit," tha Kristina Amerhauser, një nga autorët e raportit të botuar muajin e kaluar nga organizata.
Në raportin e tyre "Çmimet aktuale: Aanalizë e fluksit të njerëzve, drogës dhe parave në Ballkanin Perëndimor", autorët thonë se është e pamundur "të thuash një shifër konkrete se sa para të pista të përfituara në Ballkanin Perëndimor dhe jashtë tij janë pastruar në të vërtetë në rajon ", por ata vlerësojnë se shifrat sillen mes 2.2 miliardë dhe 5.6 miliardë dollarë.
Ndërsa shuma e parave mund të duket e vogël krahasuar me disa rajone shumë më të pasura, hulumtuesit theksojnë se "këto shuma janë të jashtëzakonshme, kryesisht kur vihen në perspektivë".
“Për shembull, në vitin 2021, buxhetet e ministrive të brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë kapin shumën prej 168 milion euro secila (200 milionë dollarë); buxheti i policisë së Kosovës është vetëm 87 milion euro (106 milion dollarë). ”
Pasuritë e patundshme
Shuma të mëdha parash të pista po hidhen në tregjet e pronave në të gjithë rajonin "ndërsa çmimet rriten artificialisht nga kriminelët që duan të pastrojnë paratë e tyre atje".
Ndërsa çmimet e pasurive të patundshme ranë në të gjithë rajonin gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë, shumë vende shënuan rritje të konsiderueshme që nga viti 2017.
Vitin e kaluar ekonomia shqiptare u tkurr mesatarisht me 10.2%, por tregu i pasurive të patundshme vazhdoi të zgjerohej me 5.5%.
Kriza e ekonomike e shkaktuar nga pandemia pati pak ndikim në tregun e shtëpive apo apartamenteve të banimit në kryeqytetin shqiptar. Në Tiranë që nga viti 2017 deri në vitin 2020 çmimet u dyfishuan. Rritja u nxit “kryesisht nga investimet me para kesh në ndërtim dhe pasuri të patundshme nga ana e krimit të organizuar dhe nga të korruptuarit.”
Gjithashtu në Serbi, industria e pasurive të patundshme ka shënuar një rritje jashtëzakonisht të lartë dhe të pashpjegueshme midis viteve 2018 dhe 2020. Industria e ndërtimit vazhdoi të zgjerohet pavarësisht nga pandemia e vitit të kaluar dhe tkurrjes së ekonomisë në përgjithësi.
Reagimi
Maqedonia e Veriut hapi disa hetime për pastrim parash, ku përfshihen pasuritë e patundshme dhe projekte të mëdha në infrastrukturë, përfshirë edhe një hetim ndaj ish-Kryeministrit Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij në biznes.
Projektet e mëdha të infrastrukturës publike kanë tërhequr vëmendjen e aktivistëve kundër korrupsionit.
"Respektimi i standardeve evropiane ka provuar të jetë një sfidë e veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë viteve të fundit kur bëhet fjalë për projekte të mëdha në fusha të tilla si infrastruktura dhe energjia," thotë Marko Pankovski i Institutit për Demokraci "Societas Civilis", në Shkup.
Përmes një shkrimi në portalin “European Western Balkans” zoti Pankovski shton se, “Pavarësisht përpjekjeve të shoqërisë civile, partitë në pushtet duket se janë të vendosura që të mos bëjnë tërërisht transparente kontratat e këtyre projekjteve dhe t’i nënshtrohen kontrollit të institucioneve të pavarura. Nuk është e vështirë të kuptohet se cila është arsyeja kryesore për mosrespektimin e standardeve, partitë në pushtet sigurohen që paratë të përfundojnë në xhepat e bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që shpesh shkakon fryrjen e çmimeve.”
Franca ka qënë një nga kundërshtarët kryesorë të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Zyrtarët francezë argumentojnë se BE-ja ka patur disa përvoja të këqija zgjerimi me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe probleme të vazhdueshme me korrupsionin dhe sundimin e ligjit në vende të tilla si Rumania dhe Bullgaria.
Ata thonë se kjo ka ndodhur pasi është lejuar anëtarësimi në BE i atyre vendeve që disa zyrtarë i quajnë të “papërgatitura”. Ata druhen se vendet e Ballkanit Perëndimor janë kthyer në shtete të kapura nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
Mbështetësit e zgjerimit të Bashkimit Evropian argumentojnë se anëtarësimi në bllok do të ndihmojë vendet e Ballkanit në përpjekjet e tyre kundër korrupsionit.
Në vitin 2019 pasi Presidenti francez Emmanuel Macron vuri veton, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel shkroi i revoltuar në rrjetin Twitter, “Do t’u dërgoja një mesazh miqve tanë maqedonas dhe shqiptarë: mos u dorëzoni! Ju bëtë pjesën tuaj dhe ne jo. Nuk kam asnjë dyshim që ju do të bëheni anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian. ”
Presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se ngecja e bisedimeve të anëtarësimit ishte "një gabim i madh historik". VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38