Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
VOA: Marrëveshja për refugjatët mes Tiranës dhe Romës ngjall polemika, u vendos pa konsultime paraprake

Në Shqipëri opozita ka kritikuar marrëveshjen e firmosur dje në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, e cila parashikon ngritjen në territorin e Shqipërisë të dy qendrave për pritjen e migrantëve, duke ngritur dyshime për mungesën e transparencës rreth saj. Komiteti shqiptar i Helsinkit i tha Zërit të Amerikës se një akt i bërë fakt i kryer, pa konsultime paraprake, ngre pikëpyetje. Komisioni europian po ashtu deklaroi sot se ka kërkuar infomacione të detajuara nga Italia duke qenë se bëhet fjalë për një marrëveshje që ndodh për herë të parë mes një vendi anëtar dhe një shteti jo anëtar.
Marrëveshja me Italinë parashikon që pala shqiptare të ofrojë vetëm pjesë të territorit të saj ku do të ngrihen dy qendra me një kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh, për migrantët e nisur nga veriu i Afrikës, të cilët shpëtohen në det nga anijet ushtaraka italiane apo ato të Guardia di Finanza-s. Çdo shpenzim mbulohet nga pala italiane, ndërkohë që policia shqiptare merr përsipër të garantojë sigurinë në perimetrin e jashtëm të dy qendrave, një në Shëngjin e tjetra në Gjadër.
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është e papranueshme që ndërsa shqiptarët po largohen nga keqqeverisja sipas tij, hapen kufinjtë për emigrantët e paligjshëm. “Detyra e parë është të vij të bëjë transparencën se kush i ka dhënë mandat të negociojë, me cilindo vend. Italia është një vend mik, aleat, partner, padiskutim, por këto janë interesa kombëtare, s’mundesh nga njëra anë të përzësh shqiptarët, nga ana tjetër të hapësh kufirin për emigrant të paligjshëm. Mbi çfarë baze? Me çfarë kushtesh?” u shpreh zoti Basha.
Pasdite, Partia Demokratike, bëri të ditur se deputeti i saj Kreshnik Çollaku ka kërkuar interpelancë me kryeministrin “për të bërë transparencë, përpara qytetarëve shqiptarë të arsyeve që kanë çuar Kryeministrin e Shqipërisë në këtë vetëofrim, pa asnjë kosultim publik, kur vendet europiane e kanë refuzuar atë, pavarësisht kapaciteteve për të menaxhuar këtë fluks emigrantësh”.
Ish kryeministri Sali Berisha tha se zoti Rama sipas tij “nuk ka autoritetin moral e as ligjor” për të nënshkruar një marrëveshje të tillë, duke kujtuar se mes Italisë dhe SHqipërisë ekziston një akt i përbashkët i firmosur shumë vite më parë: “Ne, njohim marrëveshjen që kemi firmosur me Italinë për të rikthyer në Shqipëri ata emigrantë të huaj që mund të kalojnë nga Shqipëria në Itali. Përndryshe u them miqve të mi italianë mos harroni se sipas statistikave të Eurostat, nga viti 2014 deri në vitin 2021, janë larguar më shumë se 100 mijë shqiptarë çdo vit për në Itali, Greqi dhe në hapësirën e Shengenit”.
Kryeministri Rama deklaroi dje se Shqipëria është borxhlije ndaj Italisë, dhe se për këtë arsye, një marrëveshje të tillë nuk do e kishte firmosur me asnjë shtet tjetër. Por nënkryetari demokrat i Parlamentit Agron Gjekmarkaj, u shpreh sot përmes një statusi në Facebook se pavarësisht mirënjohjes ndaj Italisë, Shqipëria sipas tij nuk është gati “ende gati për të ndermarrë hapa të tillë “mikpritjejë” , duke vënë në pah krizën e migrantëve të cilën “Italia mezi po e menaxhon mes shumë polemikash atje dhe kemi të drejtë të dyshojmë shumë për këtu”.
Komiteti shqiptar i Helsinkit i tha Zërit të Amerikës se “pikëpyetja që lind në kushtet kur kjo marrëveshje duket se bëhet faktike, pa asnjë proces konsultues gjithëpërfshirës, është se si do të mund Shqipëria të ndihmojë fqinjët pa dhënë rezultate të qëndrueshme e të qenësishme lidhur me këtë fenomen që ka prekur atë vetë, si një vend transit”, u shpreh drejtoresha Erida Skëndaj duke shtuar se “Kampet e refugjatëve edhe në vetë vendet e Bashkimit Evropian në jo pak raste kanë shfaqur një sërë problematikash në drejtim të respektimit të të drejtave të këtyre shtetasve, sa i takon kushteve dhe trajtimit jo adekuakt që kanë cenuar dinjitetin e tyre njerëzor, abuzimet e rënda që kanë ndodhur me ta, përdorimin apo shfrytëzimin e tyre nga organizata kriminale. Në kontekstin shqiptar, të gjitha këto risqe amplifikohen dhe janë më të shtuara”.
Sipas zonjës Skëndaj “kalimi i këtyre shtetasve nga Italia në Shqipëri nuk mund të justifikohet objektivisht, nëse marrim në konsideratë hapësirën gjeografike të secilit shtet, statusin e tyre ne raport me Bashkimin Evropian, zhvillimin ekonomik, social, kapacitetet pritëse por edhe nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut si dhe vetë detyrat që i janë lënë Shqipërisë nga Komisioni Evropian në raportin e fundit screening”
Marrëveshja e djeshme u pasua me polemika të shumta dhe në Itali. Kreyministrja Meloni, e cila vjen nga e djathta nacionaliste, u ngjit vitin e kaluar në pushtet duke premtuar frenimin e migracionit, por në fakt prurjet janë gati dyfishuar. Opozita italiane ngriti pikëpyetje mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombëtare, si dhe me vetë dobinë e këtij akti.
Komisioni europian deklaroi sot se “ne jemi në kontakt me autoritetet italiane për detajet, sepse ne duhet të shohim detajet e kësaj marrëveshje dhe kemi kërkuar të kemi informacion për to”, theksoi zëdhënësja Anitta Hipper, duke shpjeguar se Komisioni kishte qenë paraprakisht në dijeni të marrëveshjes dhe me sa është njohur deri tani, ajo nuk duket të jetë e ngajshme me atë mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38