Flash News

E-TJERA

VOA: Mijëra besimtarë festojnë Fiter Bajramin në Sheshin Skënderbej, duke sfiduar pandeminë

VOA: Mijëra besimtarë festojnë Fiter Bajramin në Sheshin

Mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë po festojnë sot Fitër Bajramin, një nga ditët kulmore të besimit të tyre.

Ata u mblodhën në sheshin Skënderbej në orët e para të mëngjesit dhe bënë faljet e rastit, ndërsa udhëheqësit fetarë jepnin mesazhe paqeje, vëllazërie dhe mbështetje për më të varfërit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, uroi besimtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë festë që vjen pas 30 ditë agjërime e sakrifica të Ramazanit dhe falenderoi rininë, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe të gjithë ata që i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë.

Kjo është hera e parë pas një viti gjatë pandemisë, që besimtarët mblidhen lirisht në shesh në numra kaq të shumtë, ndonëse kufizimet mbrojtëse ndaj Covid ende nuk janë hequr.

VOA: Mijëra besimtarë festojnë Fiter Bajramin në Sheshin

Një pjesë e madhe e klerikëve dhe besimtarëve mbajtën maska në hundë gjatë faljes.

Kjo mendohet se është edhe hera e fundit që Bajrami festohet në sheshin Skënderbej, sepse xhamia e re Namasgjasë është në përfundim të ndërtimeve.

Për shumë vite besimtarët myslimanë kanë patur mirëkuptimin e autoriteteve dhe opinonit qytetar kur janë falur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit dhe në Sheshin Skënderbej, sepse nuk kanë patur një xhami të madhe për festa të tilla.

Me ndërtimin e xhamisë së re pranë rrugës së Elbasanit kjo gjendje do të përmirësohet dhe kushtet e besimtarëve do të jenë më të mira.

Gjatë festës së sotme ndodhi edhe një incident, që për pak sekonda mund të kishte përfunduar në një ngjarje të rëndë.

VOA: Mijëra besimtarë festojnë Fiter Bajramin në Sheshin

Besim G, 40 vjeç, hyri sot i lagur me benzinë në sheshin Skënderbej në mesin e besimtarëve të shumtë myslimanë, që po festonin Fitër Bajramin.

Ai u bllokua fillimisht nga besimtarët në përpjekjen për t’u vetëdjegur, duke thirrur “S’ka Zot” dhe më pas u ndalua nga policia.

Gjatë shoqërimit nga policia ai thoshte se ka 22 vjet që përpiqet të mbijetojë, motivet e tij ende nuk janë të qarta, policia tha se nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./VOA

 

Të fundit