Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
VOA: Në Shqipëri, lindjeve në 2022 ranë me 13%, krahasuar me 2021

Në Shqipëri, lindjet vijon të bien në mënyrë të vazhdueshme. Vetëm vitin e fundit ato ranë me 13%, krahasuar me vitin 2021. Studiues, zyrtarë dhe mjekë e shohin me shqetësim këtë fenomen, pasi lindjet prej dy dekadash janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që cilësohet si kufiri i nevojshëm, për të ruajtur popullsinë.
Autoritetet kanë ndërmarrë disa masa me qëllim për të rritur numrin e lindjeve në vend, por studiuesit mendojnë se ato janë të pamjaftueshme dhe se ende mbetet punë për të bërë. Zëri Amerikës bisedoi me nëna që i kanë sfiduar këto statistika dhe që përpiqen të ngrihen mbi pengesat që hasin në rritjen e fëmijëve.
Në Shqipëri lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta dhe që prej vitit 1990 lindjet janë tkurrur me 71%, në dekadën e fundit me 31% dhe në vitin 2022 shënuan një rënie me 13% krahasuar me vitin paraardhës, duke ju referuar të dhënave të INSTAT. Njohës të fushës së demografisë, mjekë dhe zyrtarë shohin me shqetësim edhe rënien e numrit të lindjeve për një grua në moshë riprodhuese.
Prej 20 vitesh ato janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua, që është dhe norma e nevojshme për ruajtjen e popullsisë. Gratë sot po lindin gjithnjë e më pak, por mes tyre ka dhe nga ato që i sfidojnë këto statistika. Një nënë e re nga Tropoja, Ajlin Alfredaj, ka sjellë në jetë 7 fëmijë në 4 lindje, në tre prej të cilave binjakë. Ajo përpiqet çdo ditë, bashkë me bashkëshortin të ngrihet mbi vështirësinë dhe pengesat që hasin në rritjen e tyre.
‘Terreni ku jetojmë nuk është komod për një nënë të re, që të kesh një familje të madhe, t’i dedikohesh vetes dhe të krijosh të ardhura. Familja e madhe do kushte, do ekonomi të mirë për t’i rritur fëmijët dhe për t’i shkolluar. Por dhe për veten si një grua, si një nënë të ndjehesh e realizuar. Kjo është kosto, është lodhje, është stërmundim’- u shpreh për Zërin e Amerikës Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.
Ajlin është juriste në kadastrën e qytetit të Tropojës dhe bashkëshorti, Alfredi mësues i edukimit fizik. Ata prej vitesh kanë ndërtuar një bazë ekonomike të qëndrueshme, që mbështetet kryesisht nga dhënia me qera e disa rezidencave, në zotërim të tyre, për të huajt që vizitojnë alpet.
Arsimin e lartë, Ajlin e ka kryer duke rritur fëmijët. ndërkohë që ata vinin në jetë njëri pas tjetrit. Në këtë proces të bukur dhe të vështirë ajo thotë se ka patur mbështetjen e familjes së saj dhe të bashkëshortit. Diçka po lëviz në ndihmë të grave me qëllim rritjen e lindshmërisë thotë ajo për Zërin e Amerikës, por sërish mbetet shumë punë për të bërë.
‘Nuk është e thjeshtë, sepse të jesh një nënë me 7 fëmijë, të jesh dhe në punë nuk është e lehtë, sepse përtej 8 orëve në punë duhet të kujdesesh dhe për fëmijët kur kthehesh në shtëpi, por dhe për veten. Favorizimin më të madh nënat e kanë derisa fëmija të bëhet një vjeç. Më pas nuk ke asnjë favorizim, as për punën dhe për asgjë tjetër’- vijoi Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.
Sociologët e shohin rënien e lindshmërisë në vend të lidhur me një sërë faktorësh, duke nisur që nga forcimi i rolit të grave dhe vajzave në shoqëri, fokusimi i tyre drejt arritjeve profesionale dhe karrierës, rritja e numrit të divorceve, emigrimi i rreth 200 mijë shtetasve në dekadën e fundit, pasiguritë ekonomike të çifteve apo përdorimi i substancave narkotike, dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ekspertët shohin me shqetësim se gratë në zonat rurale kanë më pak akses në marrjen e disa shërbimeve që ndikojnë në lindshmëri.
‘Ka raste të catuara kur gratë dhe vajzat në zonat rurale e kanë pak të vështirë qasjen në shërbime. Dhe në ato raste kur ofrohen shërbime, kanë mungesë informacioni të shërbimeve që janë për to. Nuk kanë informacion në lidhje me kujdesin për shtatzëninë, për edukimin e fëmijëve, kujdesin prindëror apo prindërimin pozitiv. Është një moment kur dhe shërbimet duhet të shkojnë direkt tek përfituesi në ambjentin ku ato ndodhen’- u shpreh për Zërin e Amerikës, Mirgit Vataj, Kryetar i Urdhrit të Punonjësit Social.
Drejtoresha e spitalit Obsetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë Eliona Demaliaj, e sheh rënien e lindshmërisë të lidhur me disa faktorë, ku kryesorja mbetet sipas saj, ndryshimi i koncepteve për jetën tek të rinjtë, si dhe dëshira e tyre në rritje për t’i dhënë fëmijës më shumë mundësi ekonomike.
‘Mosha e vendosjes për të krijuar familje është rritur. Vajzat arsimohen më shumë, kanë dëshirë më të madhe për të bërë karierë. Kjo bën që lindjen e parë ato ta bëjnë në një moshë pak më të madhe. Kjo në mënyrë direkte dhe indirekte bën që dhe numri i fëmijëve që ato vendosin për të patur në familjen e tyre të jetë më vogël se i nënave apo gjysheve të tyre’- tha për Zërin e Amerikës Eliona Demaliaj, Drejtore e spitalit Obsetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.
Autoritetet kanë shtuar përpjekjet gjatë viteve të fundit për të stimuluar lindjet në vend. Që prej vitit 2019, çdo nënë që sjell në jetë fëmijën e parë përfiton një bonus prej 40 mijë lekësh, dhe ky bonus rritet në mënyrë progresive për fëmijën e dytë 80 mijë, për të tretin 1200 lekë, e kështu më radhë. Aktualisht këtë bonus e kanë përfituar rreth 160 mijë fëmijë, përfshirë dhe ata që kanë lindur jashtë vendit, dhe janë regjistruar në Shqipëri. Por gjatë këshillimit kombëtar autoritetet thane, se lindi nevoja për disa ndërhyrje të reja në mbështetje të një pjese të grave të papuna më fëmijë.
‘Do të ishte shumë e rëndësishme që ne të mbështesnim nënat e papuna të cilat kanë 3 fëmijë të mitur, deri në moshën 18 vjeç. Politika e qeverisë ishte pikërisht kjo, që ta mbështesnim nënën me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që një nënë gjatë periudhës së rritjes së fëmijës, kur fëmija i vogël është nën 5 vjeç të mbështetet nga shteti me këto pagesa, për të bërë të mundur që në periudhën e pensionit ajo të ketë të paguara të gjitha sigurimet. Këto njihen si vite pune’- u shpreh për Zërin e Amerikës Denada Seferi, Zv Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Megjithë përpjekjet e qeverisë për të rritur lindjet në vend ato kanë ardhur në rënie të vazhdueshme. Ajlin Alfredaj, nëna e re me 7 fëmijë mendon se përtej bonuseve financiare, për të rritur lindshmërinë ka rëndësi dhe fuqizimi ekonomik i gruas në tërësi, që do ta bënte atë të sigurt sipas saj për të sjellë në jetë fëmijë.
‘Duhet të bëhet më shumë në aspektin e fuqizimit ekonomik tek gratë , që ato të jenë të pavarura, përmes kurseve profesionale, me punë të ndryshme që ato të mos marrin vetëm bonusin, por të rriten nga ana profesionale dhe të kenë mundësi të mbajnë veten e tyre. Kjo është ndihma më e madhe’- vijoi Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.
Fuqizimi ekonomik i gruas në Shqipëri shihet nga ekspertët si mjaft i rëndësishëm dhe me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. Autoritetet kanë raportuar disa politika ndihmëse ndaj tyre, kryesisht në përfitimin e fondeve për ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve, por përparimi është ende i ulët kur bëhet fjalë për gratë si drejtuese. Rënia e lindshmërisë nën normën e zëvendësimit të popullsisë është një problem shqetësues edhe në vendet europiane, por në këtë panoramë të errët, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë dhe rajon, me një normë lindshmërie 1.32 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, më e ulëta që prej 60 vitesh. Këto statistika sipas ekspertëve e vendosin Shqipërinë në pozita më të dobëta se vendet e tjera në proceset demografike ndaj dhe masat e ndërmarra, sipas tyre kanë ndikim të ulët dhe nuk arrijnë të prodhojnë rezultate pozitive. /voa
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38