Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
VOA: Publikimi i listëpagesave nxjerr në pah dobësitë e institucioneve

Në Shqipëri, prej disa ditësh ka lindur një debat i gjerë, pasi disa databaza me të dhëna personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, si paga, numra të kartave të identitetit apo targa të automjeteve, po qarkullojnë në rrjetin social WhatsApp. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojten e të dhënave personale, i tha Zërit të Amerikës se nga një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, që dyshohet se është burimi i rrjedhjes së listëpagesave, ka konstatuar se ky institucion nuk ka patur standardet e duhura për mbrojtjen e të dhënave personale. Ndërsa ekspertë dhe gazetarë, thonë se prokuroria, e cila ka nisur një hetim për veprën penale “Keqpërdorim i të dhënave personale dhe Shpërdorim detyre”, ka indicie të mjaftueshme, për të hetuar edhe për vepra të tjera penale si ajo e pastrimit të parave, korrupsionit dhe evazionit fiskal.
Në Shqipëri është çelur një debat i gjerë pas qarkullimit në rrjetin social WhatsApp, të tre databazave, dy me listëpagesat e afro 700 mijë qytetarëve shqiptarë, dhe një me targat e makinave. Ekspertë ligjorë, të sigurisë kombëtare dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës se zbulimi i pagave dhe të dhënave të tjera personale si ai numrave të kartave të identitetit, përbën skandalin më të madh të të gjitha kohrave në fushën e të dhënave personale në Shqipëri.
“Kjo nuk është një rrjedhje rastësore e informacionit pasi, siç e patë, doli lista e parë, një listë më e reduktuar, doli kryeministri të jepte shpjegime, doli një listë tjetër e detajuar. Ky proçes çon ne kolaps, dhe kjo do një ndërmarrje urgjente. Kjo nuk bëhet me justifikime të përmirësimit të punës me grupe kontrolli apo me historira të tilla, sepse nëse nuk ndërpritet aksesori, atëherë do dalin të gjithë të dhënat në shesh. Në fillim kur bie zjarri duhet fikur ai, pastaj shihet se cilat orendi duhen ndërruar. Dhe kështu është dhe kjo punë, duhet urgjentisht sistemi të sigurohet, që të mos kemi rrjedhje të mëtejshme”, tha për Zërin e Amerikës avokati Genc Gjokutaj.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrotjen e të Dhënave Personale e konsideron një ngjarje të rëndë publikimin e pagave dhe numrave të kartave të identitetit, të qindra mijra qytetarëve dhe thotë se për këtë ka nisur një hetim adminstrativ.
“Të njëjtën rrugë do të ndjekim nëse do të këtë raste të ngjashme në vazhdim”, thotë drejtuesi i këtij institucioni Besnik Dervishi.
Ai shprehet për Zërin e Amerikës se nga inspektimet e vazhdueshme është vënë re domosdoshmëria e përmirësimit të sistemeve të menaxhimit të sigurisë, nevoja për rritjen e buxhetit për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe ajo e përgatitjes së ekspertëve të kësaj fushe, që siç thotë ai me keqardhje, mungojnë. Një sërë sistemesh janë të çertifikuara sqaron zoti Dervishi por kjo nuk do të thotë se janë të pathyeshme, ndaj sipas tij, kërkohet vigjilencë e vazhdueshme. Komsioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka kryer një kontroll së fundi në disa institucione që administrojnë të dhënat personale, ku bën pjesë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të cilën ka arritur në këtë konkluzion.
“Në konstatimin tonë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka patur standardet e duhura të mbrojtjes së sistemeve të menaxhimit të informacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe për këtë arsye ne kemi lënë dhe detyra përkatëse dhë në muajin gusht edhe është sanksionuar për të njëjtin qëllim”, u shpreh për Zërin e Amerikës Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Njohës të sistemit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thonë se në këtë institucion ka mjaft persona që kanë akses të kufizuar dhe të plotë, në listëpagesat dhe se numri dhe funksioni i tyre dihet, pasi është i përcatuar me ligj. Përveç këtij institucioni ata sqarojnë se është dhe Agjensia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit që i zotëron këto të dhëna, por ata dyshojnë se ato kanë dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke lënë të hapur dhe mundësinë e manipulimit të tyre nga persona të caktuar.
Përpunimi i një informacioni të tillë do një kohë relativisht të gjatë, thotë Arben Xhaferi, ish punonjës në drejtorinë e hetimit tatimor. Ai shprehet se publikimi i një listëpagese, ku paga më e lartë është 700 milion lekë të vjetra dhe më e ulëta 300 mijë në muaj, mund të nxisë probleme të shumta sociale që dëmtojnë bizneset të cilat janë motori i ekonomisë së vendit. Zoti Xhaferi vëren me shqetësim, se kompani apo individë pas publikimit të listëpagesave rrezikojnë të jenë shënjestra të grupeve kriminale. Më tej ai hedh hije dyshimi se pas pagave tejet të larta, mund të fshihen afera dhe akte korruptive.
“Unë më shumë këtë e shikoj si një problematikë të nxjerrjes së parave për efekte të korrupsionit, për efekt të atyre që ne e quajmë rëndom 10, 15 apo 20 përqindëshi i tenderimeve. Ekziston mundësia që në këto kompani. me këto nivele kaq të larta pagash punëdhënësit të bëjnë një marrëveshje me punëmarrësit të tipit “po ta vendos pagën 3 milion. Nga këto 3 milion, ti merr një, të tjerat do i kthesh mbrapsh”. Dhe pastaj këto para përdoren kesh për rryshfet”, tha për Zërin e Amerikës Arben Xhaferi, ish-punonjës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Organet hetimore kanë nisur një hetim për dy vepra penale, “Keqpërdorim i të dhënave përsonale” dhe “Shpërdorim detyre”. Gazetarja Klodiana Lala thotë se prokuroria ka indicie të mjaftueshme për të hetuar edhe për pastrim parash dhe evazion fiksal.
“Konstaton kompani të caktuara të cilat nga njëra anë dalin me bilanc negativ, dhe nga ana tjetër kanë paga tmerrësisht paga tepër të fryra. Për nivelin shqiptar janë paga që kur i shikon befasohesh, dhe këtu ka indicie të plota për të patur hetime për kompani të caktuara për veprën penale të pastrimit të parave. Ka ama kompani të tjera që mund të hetohen për fshehje të të ardhurave dhe evazion fiskal. Pse e them këtë gjë, sepse janë paga qesharake shumë të ulëta në raport me pozicionin që kryen punonjësi në fjalë. Për shembull ka paga të deklaruara 300 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që pozicioni i personit x është shumë i lartë”, u shpreh për Zërin e Amrikës Klodiana Lala, gazetare dhe drejtuese e emisionit “Shënjestër” në News24.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe ekspertët thonë se, sanksionet administrative dhe penale për nxjerrjen e të dhënave personala janë të papërfillshme në raport me dëmet, dhe shtojnë se ato duhen forcuar.
Ekspertët e vlerësojnë si një arritje të madhe dixhitalizimin e shërbimeve, por shtojnë se ai duhet të shoqërohet me masa të forta sigurie. Ata sot shtrojnë disa pyetje. Përse po ndodh tani hedhja në qarkullim e një listëpagese e gati një viti më pare? Çfarë qëllimi fshihet pas këtij akti, cili u pasua edhe me publikimin e një database me targat e makinave të qytetarëve shqiptarë?
“Shqetësimi im lidhet me sigurinë kombëtare. Ne nuk dimë ende nëse të dhënat që kanë dalë janë të dhënat e fundit apo do të ketë të dhëna të tjera. Nëse do të ketë të dhëna të tjera, mendoj se këtu jemi përballë një organizimi i cili ka një qëllim përtej inateve personale. Mund të jemi pastaj përballë një synimi të caktuar, që ka për qëllim ose të zhvendosë vëmendjen nga një hetim i rëndësishëm, nga probleme thelbësore ose kërkohet të destabilizohet paqja në Shqipëri dhe Shqipëria dihet që është një nga faktorët e rëndësishëm në Ballkan”, tha për Zërin e Amerikës Fabian Zhilla, ekspert për sigurinë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë të posaçme për median në lidhje më ngjarjen e rëndë të qarkullimit të listëpagesave të qytetarëve shqiptarë në rrjetin social WhatsApp, u kërkoi ndjesë atyre dhe inkurajoi autoritetet hetimore të kryejnë detyrën. Për këtë ngjarje është dorëhequr drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Përfaqësues të komunitetit të gazetarëve i vlerësojnë të pamjaftueshme këto reagime nga autoritetet dhe shtojnë se kjo dorëheqje duhet të pasohet me të tjera, në nivele të larta. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38