Flash News

E-TJERA

Vocaj sugjeron 'liri' për vjedhjet e lehta, gazetari: Shteti s’ka kapacitete, përdoruesit e drogës shaktojnë probleme

Vocaj sugjeron 'liri' për vjedhjet e lehta, gazetari: Shteti

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj sugjeroi një ditë më parë që personat e arrestuar për vjedhje të lehta, të ndiqen penalisht dhe jo të burgosen.

Gazetari Sokol Bregu tha në MCN Tv se sugjerimi i Vocajt vjen për shkak të mungesës së kapaciteteve. Bregu tha se Vocaj nuk mund të marrë atributet e prokurorit dhe s’mund të urdhërojë një gjë të tillë.

Gazetari u shpreh se në njëfarë mënyre kjo mund të shmangë edhe problematikat që personat që vjedhin për drogë, mund të shkaktojnë gjatë shoqërimit.

“Nuk është urdhër pasi nuk mund të marrë atributet e prokuroren drejtori i policisë Tonin Vocaj. Ai ka sugjeruar pasi arrestimet i bëjnë oficerët e policisë. Ai ka sugjeruar që për vjedhje të lehta ata që janë përdorues droge të mos shkojnë në burg, por të ndiqen në gjendje të lirë.

Ata që përdorin drogë kryejnë vjedhje për të gjetur dozën e tyre. Pas denoncimi policia duhet t’ i arrestoje. Policia duke parë se ka numër të madh përdoruesish dhe përdorin vjedhje kanë sugjeruar të çojnë në një proces ndryshe dhe të mos arrestojnë se do krijojnë probleme në dhomat e shoqërimit. Do kërkojnë një ndërhyrje mjekësore. Do të jesh në alert për pjesën tyre shëndetësore”, tha Bregu.

Të fundit