Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vodafone Albania pjesë e skemës së re mbarëbotërore të vlerësimit ekologjik për telefonat celularë

Pesë prej operatorëve evropian të telekomunikacionit janë bërë bashkë për të përditësuar dhe lançuar një skemë të re etiketimi mbarëbotërore për impaktin e shërbimeve të telekomunikacionit në mjedis, e cila do t’i ndihmojë konsumatorët të identifikojnë e krahasojnë telefonat më miqësorë me mjedisin si dhe të inkurajojë prodhuesit që të reduktojnë ndikimin në mjedis të pajisjeve të tyre.

“Eco Rating” është një nismë e përbashkët e Deutsche Telekom, Orange, Telefónica (që operon nën markën O2 dhe Movistar), Telia Company dhe Vodafone për të siguruar informacion të qendrueshëm e të saktë rreth ndikimit që ka në mjedis prodhimi, përdorimi, transporti apo mbetjet e smartphone-ave dhe telefonave të tjerë më të thjeshtë. “Eco Rating” do t’i inkurajojë operatorët dhe klientët që t’i kushtojnë më tepër rëndësi vlerësimeve të telefonave dhe të kenë një kërkesë më të lartë për pajisje elektronike më të qendrueshme.
Një gamë e telefonave të rinj nga 12 kompani telefonash do të vlerësohet nga Nisma “Eco Rating”, teksa në të ardhmen pritet të bashkohen edhe kompani të tjera. Ndër partnerët që lançojnë nismën janë edhe Bullitt, Doro, HMD Global - Home of Nokia Phones, Huawei, MobiWire, Motorola / Lenovo, OnePlus, OPPO, Samsung Electronics, TCL / Alcatel, Xiaomi dhe ZTE.
Duke filluar nga qershori i vitit 2021, operatorët telefonikë do të fillojnë të prezantojnë etiketimin dallues “Eco Rating” në pikat e shitjes në 24 vende të Evropës ku ata janë të pranishëm. Klientët mund të mësojnë më shumë rreth kësaj nisme dhe të shikojnë se si bëhet vlerësimi në webin e ri www.ecoratingdevices.com
Pas një vlerësimi të detajuar, çdo telefoni celular do t’i jepet nga “Eco Rating” një vlerësim i përgjithshëm nga 1 në maksimumi 100 pikë, për të treguar efektin në mjedis të pajisjes përgjatë gjithë ciklit të saj të jetës. Etiketa “Eco Rating” do të nënvlerësojë gjithashtu pesë aspekte kyçe të qendrueshmërisë së pajisjes celulare, duke dhënë informacion shtesë për jetëgjatësinë, mundësisë për t’u riparuar apo ricikluar apo efikasitetin ndaj klimës dhe burimeve.
Shefat ekzekutivë të pesë operatorëve celularë – Tim Höttges (Deutsche Telekom), Stéphane Richard (Orange), José María Álvarez-Pallete (Telefónica), Allison Kirkby (Telia Company) dhe Nick Read (Vodafone Group) – mirëpritën njëzëri lançimin e Nismës “Eco Rating”: “Ndërtimi i një të ardhmeje të qendrueshme është përgjegjësia jonë e përbashkët, kështu që besojmë se ky është momenti i duhur për të lançuar një Skemë “Eco Rating” të harmonizuar dhe që përfshin gjithë industrinë, skemë e cila do të përmirësojë transparencën dhe do të ndihmojë për të ndërgjegjësuar në lidhje me ndikimin që kanë në mjedis telefonat që zgjedhin klientët tanë. Mezi presim që prodhues dhe operatorë të tjerë të telekomunikacionit t’i bashkohen Nismës “Eco Rating” në të ardhmen dhe shpresojmë që kjo nismë të frymëzojë të gjithë industrinë që të përshpejtojë kalimin e saj drejt një modeli më ciklik për telefonat celularë.”
Metodologjia e “Eco Rating”
Duke përdorur të dhënat e siguruara nga prodhuesit e pajisjeve celulare, “Eco Rating” përdor një metodë vlerësimi të qendrueshme, në mënyrë të barabartë dhe objektive për 19 kritere të ndryshme, duke nxjerrë një rezultat përfundimtar për çdo pajisje. Eco Rating ofron gjithashtu udhëzime në pesë drejtime të ndryshme:
· Jetëgjatësia – Rezistenca e pajisjes, jetëgjatësia e baterisë, periudha e garancisë së pajisjes dhe përbërësit e saj.
· Mundësia për t’u riparuar - Bëhet fjalë për lehtësinë me të cilën pajisja mund të riparohet, përfshirë dizajnin e telefonit celular dhe funksionet shtesë të tij që mund të rrisin jetëgjatësinë e produktit duke përmirësuar potencialin e tij për t’u riparuar, ripërdorur dhe përditësuar. Një rezultat i lartë tregon nivelin e këtyre elementeve.
· Mundësia për t’u ricikluar - Sa me lehtësi mund të rregullohen apo zbërthehen pjesët e pajisjes, informacioni në dispozicion për rregullimin e zbërthimin e pajisjes, dhe sa lehtësisht materialet mund të riciklohen.
· Impakti ndaj klimës – Çlirimi i gazit nga pajisja gjatë ciklit të saj jetësor. Sa më i lartë rezultati në këtë element, aq më i vogël është ndikimi ndaj klimës.
· Efikasiteti i burimeve – Vlerëson ndikimin e sasisë së lëndëve të para që i duhen pajisjes (p.sh. ari për prodhimin e pjesëve elektronike) në shterimin e burimeve; sa më i lartë rezultati në këtë pikë, aq më i vogël ndikimi te sasia e materialeve që përdoren.
Metodologjia “Eco Rating” është ndërtuar duke u bazuar në njohuritë e industrisë dhe përvoja më e mirë e përftuar prej nismave të mëparshme të etiketave mjedisore. Ajo është krijuar me asistencën e një stafi teknik dhe nën mbikqyrjen e IHOBE (një agjenci publike e specializuar në Zhvillim Ekonomik, Qendrueshmëri dhe Mjedis), me pjesëmarrjen e prodhuesëve të pajisjeve celulare, duke aplikuar standardet e udhëzimet më të fundit nga Bashkimi Evropian, ITU-T, ETSI dhe ISO, me parametra të reja të aplikuara aty ku është e nevojshme.
Shënim:
“Eco Rating” do të zabtohet në vendet e mëposhtme evropiane: Shqipëri, Austri, Kroaci, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Lituani, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Spanjë, Suedi, Turqi dhe Mbretëri e Bashkuar.
Për më shumë informacion vizitoni:
https://www.vodafone.al/pergjegjesia-sociale/eco-rating/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38