Flash News

E-TJERA

“Vodha se e urreja”, zbardhet dëshmia e pastrueses që grabiti banesën e ish-zyrtares

“Vodha se e urreja”, zbardhet dëshmia e pastrueses që

Është zbardhur dëshmia e Rozeta Dobit, pastrueses e cila grabiti sende me vlerë dhe shumë të konsiderueshme parash, nga banesa e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi.

Në dëshminë e zbardhur, Dobi ka deklaruar se arsyeja që e ka shtyrë të grabisë banesën e ish-zyrtares, është urrejtja që kishte ndaj saj. Dobi ka pranuar vjedhjen dhe ka pohuar se shuma e parave të gjetura në banesë i përket ish-zyrtares.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500, 200 euro dhe 100 dollarë, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i kam marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, thuhet në dosje.

Rozeta dhe djali i saj, Havier Dobi, morën pjesë të dy në grabitjen e banesës së ish-zyrtares Alda Klosi. Ata grabitën afro 500 mijë euro, mes tyre edhe sende me vlerë.

Të fundit