Flash News

E-TJERA

Vodhën 15 mln euro me Call Center, Apeli prish vendimin e GJKKO dhe çon çështjen për rigjykim

Vodhën 15 mln euro me Call Center, Apeli prish vendimin e GJKKO dhe

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar këtë të enjte se ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, të dhënë më 17 qershor 2025, duke rikthyer çështjen për gjykim me një tjetër trupë gjykuese.

Bëhet fjalë për dosjen e njohur të call centerave, ku të pandehurit Jusel Mici dhe Mendim Domi akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 15 milionë euro përmes mashtrimeve kompjuterike. Përveç dënimeve me burg, ndaj tyre janë sekuestruar dhe konfiskuar dhjetëra pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare.

Gjykata shpalli fajtor Jusel Micin për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Fillimisht ai u dënua me një total prej 12 vitesh burg, por pas aplikimit të uljes së dënimit me 1/3, ai do të vuajë përfundimisht 8 vite burgim në një burg të sigurisë së lartë.

Edhe Mendim Domi u shpall fajtor për të njëjtat akuza. Ai u dënua fillimisht me 11 vite burg, por pas uljes së dënimit me 1/3, do të vuajë 7 vite e 4 muaj burgim, po ashtu në një burg të sigurisë së lartë.

Gjykata vendosi konfiskimin e një sërë pasurish të paluajtshme, përfshirë apartamente dhe toka bujqësore me sipërfaqe të konsiderueshme, si dhe disa llogari bankare me shuma të mëdha në euro dhe lekë. Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë në pronësi të shtetit, ndërsa një pjesë e tyre iu kthye pronarëve të ligjshëm.

Të fundit